TV Mania

Big Brother VIP: Donaldi flet për Borën dhe raportin me Beatrix-in: 'Prisja një shenjë'

Shkruar nga Anabel

3 Dhjetor 2021

Big Brother VIP: Donaldi flet për Borën dhe raportin me Beatrix-in:

Një nga çështjet më të diskutuara të ditëve të fundit ka qenë romanca mes Donaldit dhe Beatrix dhe mënyra sesi është parë jashtë nisur nga historia me Borën. Në spektaklin e sotëm, Donaldi u ftua në dhomën e rrëfimit për të sqaruar gjithë situatën e ndodhur, që nga takimi me Borën e deri tek puthja me Beatrix-in.

"Unë kam  folur për historinë prej pyetjes së Fifit dhe kam qejf që kur më pyesin, të përgjigjem. Ka qenë një histori (me Borën) shumë e bukur për mua. Unë po bëj gati 8 muaj që jam ndarë. E Borën sepse  doja ta puthja. Eshtë situatë e nderlikuar, ka shumë gjëra që kanë ndodhur jashtë, ajo (Bora) i di mirë gjërat si janë. 

Eshtë një shenjë dhe unë prisja një shenjë që s'e mora kurrë. Kam qenë i turbullt në të gjithë situatën. Kam qenë në një presion të madh dhe një përzierje ndjenjash shumë të forta. 

Kur ka ardhur Triksa më ka pëlqyer shumë, por s'kam dashur ta pranoj. Sepse gjithmonë kam menduar për njeriun jashtë edhe kur s'kam qenë për atë, Unë bëj shumë për njerëzit. Ndihesha në siklet për një puthje që kisha dhënë, e quaja të gabuar. Unë prisja një shenjë (prej Borës). Njerëzit që duan e bëjnë diçka, sic e bera un para gjithë shqiptarëve. Unë s'mund të pres përgjithmonë. Duke e ditur që ajo më ndjek, kam thënë se di si është jashtë, cfarë bën jashtë. Ka të bëjë me atë, njerëzit që duan e gjejnë mundësinë. 

Unë kam 1001 arsye që i kam ndërprerë marrëdhëniet dhe unë s'kam sqaruar asnjë lloj gjëje. Nuk do t'ja falja vetes ta mbaja mendjen në një gjë që po më duket flluskë në ajër. 

Big Brother VIP: Donaldi flet për Borën dhe raportin me Beatrix-in:

Në lidhje me Trixa-n, Donaldi u shpreh:

"Më kthjelloi mënyra se si ndihesha kur flisja me Triksën, sesi ndihem kur jam me atë. Kam tentuar të njoh njerëz të tjerë dhe është e rrallë të më bëj të ndihem mirë një vajzë. Kur ti je vetëm gjatë gjithë kohës dhe vetëm bën për të tjerë, lodhesh. Nuk ndjeva atë gjënë që ndjeja dikur, jam shumë i thyer në shumë gjëra. Nëse do të kisha marrë një shenjë s'e di si do të veproja. Ndihem në faj për pjesën e respektit."