Përmes një postimi të disa minutave më parë, Bora Zemani reagoi për herë të parë për gjithë çfarë po ndodh në rrjete sociale pas raportit të Donaldit dhe Beatrix.
“Ju lutem qetësohuni!” shkruan Bora, në një përpjekje për të qetësuar reagimin e ashpër ndaj Donaldit. “Edhe Donaldi është njeri. Edhe ai mund të gabojë, edhe ai mund të zgjedhë rrugë të tjera, edhe ai ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë me jetën e tij.”
Në vijim, Bora shton: “Por mos gjykoni, mos kryqëzoni dhe mos dënoni. As unë nuk po e bëj!
Reagimi i saj mund të jetë nxitur edhe nga një incident i pak orëve më parë, ku një person i cili e quajti veten “fans i Borës”, bërtiti jashtë mureve të shtëpisë “Donald ke bërë gabimin më të madh”. Përpos kësaj, reagimi i një pjese të konsiderueshme të njerëzve të cilët kanë shpërthyer në kritika dhe ofendime për Donaldin, mund të ketë shtyrë Borën që të reagojë.
Për më shumë mbi situatën: