Kafshë

Pfizer, Covid, Fauci etj: Emrat trend për kafshët gjatë vitit 2021

Shkruar nga Anabel

6 Dhjetor 2021

Pfizer, Covid, Fauci etj: Emrat trend për kafshët gjatë vitit

Besojeni ose jo, pandemia ka ndikuar edhe te emrat e kafshëve.

Rover.com zbuloi se disa nga emrat më të përdorur për këtë vit lidheshin me pandeminë. Emri Fauci – referuar Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor i Shtëpisë së Bardhë – u rrit me 270% që nga vitit 2020.

Emri Covid për kafshët u rrit me 35%, ndërsa emri Zoom me 443%. Siri dhe Google ishin gjithashtu emra kafshësh shtëpiake të frymëzuara nga teknologjia në rritje.

Emrat më popullorë për qenushët: Max, Charlie, Milo, Buddy, Rocky, Bear, Leo, Duke, Teddy dhe Tucker.

Emrat më popullorë për qenushet: Bella, Luna, Lucy, Daisy, Zoe, Lily, Lola, Bailey, Stella dhe Molly. 

Emrat më popullorë për macet: Luna, Bella, Lily, Lucy, Nala, Kitty, Chloe, Stella, Zoe dhe Lola.

Emrat më popullorë për maçokët: Oliver, Leo, Milo, Charlie, Max, Simba, Jack, Loki, Ollie dhe Jasper.