Dikur, Harry Styles këndonte “They don't know about us” (Ata s’dinë asgjë për ne) dhe pak a shumë të njëjtën gjë tha e dashura e tij, aktorja Olivia Wilde, në një intervistë për Vogue.
Olivia, 37 vjeçe, e cila është në kopertinën e muajit janar, foli në mënyrë delikate për diferencën në moshë (10 vjet) në marrëdhënien e saj me Harry-n. Ndonëse nuk e përmendi emrin e Harry-t, ajo la të nënkuptuar se të dy janë të dashuruar dhe të lumtur me njëri-tjetrin.
“Është padyshim e parezistueshme dëshira për të korrigjuar diçka të rreme,” tha ajo. “Por unë mendoj se kur kupton që je vërtet e lumtur, nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët për ty. Gjithçka që ka rëndësi për ju është e vërteta, çfarë do dhe kë do.”
Aktorja shpjegoi se rrjetet sociale e kanë bërë të vështirë, madje edhe për njerëzit e thjeshtë, që t'u shmangen shqyrtimit të vazhdueshëm.
“Në 10 vitet e fundit, si shoqëri, ne i kemi dhënë shumë më tepër vlerë opinionit të të huajve sesa njerëzve më të afërt me n. Jam më e lumtur se kurrë. Unë jam më e shëndetshme se kurrë dhe është thjesht e mrekullueshme të ndihesh kështu.”
Romanca e tyre nisi të përflitej në janar të këtij viti. Ata u takuan gjatë xhirimeve të filmit “Don’t Worry Darling”, ku Olivia është regjisore. Lajmi për romancën Wilde-Styles erdhi pasi ajo dhe ish-i fejuari Jason Sudeikis, të cilët kanë dy fëmijë, njoftuan ndarjen pas gati 10 vitesh së bashku.
Harry dhe Olivia janë përpjekur ta mbajnë lidhjen jashtë vëmendjes mediake. Harry dha për Dazed në nëntor se ai "gjithmonë është përpjekur të ndajë jetën personale dhe punën.”