Udhetim

Vendet europiane më (dhe më pak) miqësore për të jetuar

Shkruar nga Anabel

13 Dhjetor 2021

Vendet europiane më (dhe më pak) miqësore për të jetuar

Të gjithë e dimë se miqësia është një koncept mjaft i gjerë, ndaj kur flasim për “shtete miqësore” e kemi fjalën për ato raste kur fqinjët mund t’ju përshëndesin herë pas here, kamarierët mund t’ju buzëqeshin (por kjo nuk do të thotë se duan të jenë miq me ju).

Thënë këto, InterNations – rrjeti më i madh global i emigrantëve – ka krijuar një platformë udhëzuese Expat Insider. Ata kanë biseduar me emigrantë në të gjithë botën për të zbuluar më shumë të dhëna për jetesën e tyre. Në një raport me 59 vende, Expat Insider 2021 zbulon shtete më (dhe më pak) miqësore për të jetuar.

Vendet europiane më (dhe më pak) miqësore për të jetuar
Portugali

Cili është shteti më miqësor i Europës?

Sipas 12,000 njerëzve që morën pjesë në sondazh, Portugalia renditet në krye të të gjitha vendeve europiane kur bëhet fjalë për miqësinë. Gadishulli Iberik u rendit gjithashtu lartë në kategorinë “Ndihesh si të jesh në shtëpi” duke u renditur i dyti.

Tre vende të tjera u shfaqën në top 20: Greqia në vendin e tetë, Irlanda në vendin e 16 dhe Spanja në vendin e 20.

Ndërkohë, në shkallë globale, Tajvani u rendit si vendi më miqësor nga të gjithë.

Vendet europiane më (dhe më pak) miqësore për të jetuar
Austri

Po më pak miqësore?

Vendi me performancën më të keqe ishte Austria në vendin e 58, pasuar nga Danimarka, Suedia, Republika Çeke dhe Zvicra.

Kur bëhet fjalë për gjetjen e miqve, vendet nordike nuk shihen si shumë miqësore. Suedia Danimarka, Norvegjia dhe Zvicra renditen si më “të këqijat”, pasuar afër nga Austria dhe Gjermania.