Celebrity

Çfarë ka Pete Davidson që i tërheq kaq shumë gratë?

Shkruar nga Anabel

13 Dhjetor 2021

Çfarë ka Pete Davidson që i tërheq kaq shumë

Pete Davidson, i diskutuar së fundmi si romanca e re e Kim Kardashian është kaq i preferuar nga gratë e famshme të botës. Në listën e tij renditen emra si Ariana Grande, Kaia Gerber, Kate Beckinsale, Margaret Qualley, Kim Kardashian, etj. Pyetja që shumë kanë bërë, sidomos kohët e fundit është: Nga vjen gjithë ky sukses i Pete me gratë në fjalë? Çfarë e bën atë kaq tërheqës? 

Kësaj here, përgjigjen e kthejnë vajzat e thjeshta. Si e shohin ato?

1.

 "Ai duket shumë i pafajshëm dhe në të njëjtën kohë me shumë siguri në thjeshtësinë e vet. Më jep ndjesinë që është i fokusuar dhe shumë i kujdesshëm ndaj partnereve."

2. 

"Ai ka buzëqeshje të ëmbël dhe mimika të lezetshme. Mënyra sesi sillet, aq thjeshtë, aq natyrshëm e bën të dallojë nga të famshmit e tjerë. Më shumë se pamja është energjia e tij."

3.

"Lidhja që ka me të ëmën e bën shumë joshës."

4.

"Ai s'është ndonjë supermodel apo bukurosh i madh, por mua më duket kaq simpatik. Ka buzë të lezetshme dhe buzëqeshje të bukur. Ka super tatuazhe dhe është thjesht i lezetshëm."

5.

"Ai di të bëjë humor me defektet e veta dhe kjo e bën kaq interesant."

6.

"Ai të jep përshtypjen sikur nëse e takon do të bëjë gjithçka që t'i të ndihesh mirë dhe të kënaqesh, por nëse ti s'e pëlqen atij thjesht s'do t'i interesojë. Eshtë kombinimi i kujdesit ndaj të tjerëve dhe në të njëjtën kohë, atij njeriu që ka siguri në vete dhe nuk lë egon të veprojë menjëherë."

7.

"Duket nga ata çunat që s'ka frikë të mbajë çantën e një gruaje."

8.

"S'e di, mendoj që rrathët e tij të zinj poshtë syve e bëjnë shumë interesant."

9.

"Me Pete Davidson ti mund të relaksohesh. Ai s'do të të kërkojë asgjë në këmbim, nuk do të të gjykojë dhe thjesht do të të bëjë për të qeshur. Aq më tepër nëse ke kaluar një ditë të ngarkuar."

Burimi: BuzzFeed