Muzika

‘BTS më bëri të besoj që unë vlej’: Njerëzit tregojnë pse i duan superyjet e K-Pop

Shkruar nga Anabel

14 Dhjetor 2021

‘BTS më bëri të besoj që unë vlej’:

Grupi K-Pop prej shtatë anëtarësh kanë adhurues në mbarë botën dhe fansat e tyre, të njohur si Army, dallohen për pasionin përmes së cilit flasin për BTS. Por çfarë i bën BTS kaq të veçantë? Pse muzika e tyre pëlqehet nga të gjitha moshat? Ja si u përgjigjën disa njerëz (via Guardian).

“Pasi dëgjova tekstet e tyre, u çlirova”

Mezi po përshtatesha me jetën e re me një fëmijë të vogël të porsalindur; isha e rraskapitur dhe ndihesha e pasigurt. BTS më dha energji për netët pa gjumë, rehati gjatë izolimit dhe besim kur ndihesha sikur nuk bëja mjaftueshëm. Gjatë një cikli depresioni dhe ankthi, më dukej sikur po humbja jetën time. Një ditë, më kapi paniku kur po pastroja kuzhinën. Nisi kënga ‘Paradise’ nga një playlist dhe melodia më preku menjëherë. Ishte pikërisht çfarë kisha nevojë të dëgjoja. - Ashley Briggs, 36 vjeçe, Arizona, SHBA.

‘BTS më bëri të besoj që unë vlej’:

“BTS më frymëzon që ta dua veten pa pasur turp”

Çfarë e dallon BTS nga grupet e tjera është krenaria e tyre për faktin që janë koreanë. Si një aziatike, kjo më duket frymëzuese. Unë kam lindur në Suedi nga dy emigrantë vietnamezë, kështu që pasiguritë mbi trashëgiminë më kanë ndjekur gjithmonë. BTS i kanë normalizuar emrat e vështirë për t’u shqiptuar. Ata flasin me krenari koreanisht gjatë fjalimeve të rëndësishme të çmimeve (si fjalimi i tyre në OKB), veshin hanbok (veshje tradicionale koreane) dhe promovojnë kulturën koreane.

BTS më bëri të kuptoj se dështimet nuk përcaktojnë se kush jam. Nuk kam folur kurrë për emocionet e mia, kështu që fakti që janë 7 njerëz që këndojnë pikërisht për çfarë unë ndjej, më ndihmon të kuptoj veten dhe të gjej mënyra të reja për të evoluar. BTS më frymëzon ta dua veten pa pasur turp. -  Stephanie Le, 28 vjeçe, Stokholm, Suedi.

‘BTS më bëri të besoj që unë vlej’:

“BTS më ndihmoi me perceptimin tim për veten si një grua e moshuar e padukshme”

Kur isha në ditët e mia më të këqija, duke parë vdekjen me sy pas një ataku në zemër, ata erdhën si shpëtim. Mesazhi i dashurisë për veten që përshkon pjesën më të madhe të muzikës së tyre ishte çfarë duhej të dëgjoja. Të besoja se pavarësisht nga arritjet e mia të vogla, asgjë të veçantë në jetë, unë vleja ende - ishte një zbulim. Më ndihmuan në perceptimin për veten si një grua e moshuar e padukshme. Duket si diçka e vogël, por stili im ka ndryshuar. Jam më e sigurt në zgjedhjen e një stili rinor në vend të veshjeve neutrale dhe vendos grim. Më bëjnë të ndihem e re.

Përulësia dhe respekti i tyre për të gjithë njerëzit, mirësjellja që tregojnë gjithmonë ishte një mësim gjithashtu. Është shumë e lehtë në moshën time të mendosh se i ke parë të gjitha dhe i ke të gjitha përgjigjet, por jo. Unë jam më e hapur dhe më pranuese se dikur, por kam ende një rrugë të gjatë për të bërë. -  Sharman, 68 vjeçe, Kanada.

‘BTS më bëri të besoj që unë vlej’:

"BTS më dha mundësinë që t'i jap lamtumirën e fundit mikut tim"

Kam pasur një shok fëmijërie që ka ndërruar jetë kur isha në shkollë të mesme dhe nuk munda ta pranoja kurrë. Pasi dëgjova këngën ‘Spring Day’, qava fort për një kohë të gjatë dhe kuptova se më mungonte shumë. Teksti ‘bogo sipda’ (më mungon) duke u përsëritur pa pushim më nxori nga jashtë këto emocione që i mbajta të fshehura për një kohë të gjatë. Pra, jam mirënjohës që BTS më dha mundësinë t’i them lamtumirë. -  Theresa Frimpong, 21 vjeçe, Ghana.

‘BTS më bëri të besoj që unë vlej’: