Udhetim

Vendet europiane me cilësinë më të mirë të jetesës, sipas emigrantëve

Shkruar nga Anabel

14 Dhjetor 2021

Vendet europiane me cilësinë më të mirë të

Vendet europiane ndoshta nuk janë aq të njohura për të qenit miqësorë me të huajt, por kjo nuk vlen për cilësinë e jetesës.

InterNations – rrjeti më i madh global i emigrantëve – ka krijuar platformën udhëzuese Expat Insider. Ata kanë biseduar me emigrantë në të gjithë botën për të zbuluar më shumë të dhëna për jetesën e tyre. Në një raport me 59 vende, Expat Insider 2021 zbulon vendet europiane më të mira për cilësinë e jetës.

Shtatë nga dhjetë destinacionet kryesore në indeksin e cilësisë së jetës ishin në Europë.

Vendet europiane me cilësinë më të mirë të
Austria

Në vend të parë u rendit Tajvani, ndjekur nga Austria (e cila u rendit në vendin e 28-të përsa i përket kategorisë së lumturisë personale). Megjithatë, Austria u rendit e dyta në kategorinë e udhëtimeve dhe transportit dhe e pesta në seksionin e mjedisit.

95% e të anketuarve nga Austria ishin të kënaqur me mundësitë e udhëtimit (krahasuar me 84% në nivel global), ndërsa 82% e konsiderojnë kujdesin shëndetësor të përballueshëm (krahasuar me 61% globalisht).

Vendet europiane me cilësinë më të mirë të
Portugalia

Portugalia u rendit në vendin e tretë, ndërsa qëndron ne krye të të gjitha vendeve europiane kur bëhet fjalë për shtetet ku banorët janë miqësorë me të huajt. 96% e përshkruajnë Portugalinë si "paqësore".

Top10 vendet me cilësinë më të mirë të jetesës për vitin 2021, sipas Expat Insider:

1. Tajvani
2. Austria
3. Portugalia
4. Finlanda
5. Kanadaja
6. Australia
7. Republika Çeke
8. Spanja
9. Zvicra
10. Danimarka