Flirt

Ka një arsye pse mbyllim sytë sa herë puthemi

Shkruar nga Anabel

15 Dhjetor 2021

Ka një arsye pse mbyllim sytë sa herë puthemi

Besimi se kur dashuron nuk do t'ia dish për asgjë tjetër, merr kuptimin e plotë tek puthja.

Sipas psikologëve, arsyeja e vërtetë është dëshira për ta ndjerë dikë thellësisht, pa u ndikuar nga elemente të jashtme, si pamja e partnerit apo vendi ku ndodhemi. Kur i mbajmë sytë hapur nuk ndjejmë të njëjtën kënaqësi sepse, siç shpjegohet, kështu puthja kthehet në një përvojë mekanike, gjë që nuk i shkon për shtat dashurisë.

Duke mbyllur sytë, përqëndrohemi tek shqisat, prekja, ndjesitë që na jep tjetri, duke e bërë puthjen një përvojë me të vërtetë shpirtërore.

Gjatë studimit, u vu re se njerëzit, teksa puthnin me sytë mbyllur, kishin një dridhje të lehtë të duarve, e cila nuk ndodhte kur puthnin me sytë hapur, prandaj kur dëgjoni tek-tuk "dashuria të verbon", me siguri e kanë fjalën specifikisht për këtë moment.

Burimi: Elite Daily