Pëlqimi dhe përjetimi i një vendi është shumë personal për këdo, por në fund të ditës çdo shije mbetet e drejtë. Pavarësisht se në artikullin më poshtë do të gjeni emra vendesh që mund t'ju thyejnë zemrën pasi s'i imagjinoni dot në këtë listë, kujtoni se është çështje subjektive, por në të njëjtën kohë ulni pritshmëritë dhe mësoni diçka më tepër.
1. Paris
"Parisi ishte shumë i pistë dhe s'isha e përgatitur për ta parë të tillë. Kisha besuar gjithmonë versionin e Parisit që shihja në filmat amerikanë."
"Sa herë shkoj në Paris them këtë fjali: 'Më falni që nuk flas frëngjisht. Unë jam një amerikane budallaqe.' Këtë ua them në gjuhën e tyre dhe ata vdesin ta dëgjojnë. Nëse nuk e them këtë fjali, kaloj kohën më të keqe atje."
2. Hollywood
"Gjithmonë e kam imagjinuar si vend të rrethuar nga shkëlqimi në çdo cep. S'është ashtu."
"Eshtë i pistë, i shtrenjtë dhe me shumë njerëz."
3. Marok
"Ka qenë i mrekullueshëm para 2000-shit, por tani duket si versioni Disneyland i kulturës së tyre për turistët perëndimorë. I gjithë vendi duket si një fasadë e krijuar vetëm për të rrëmbyer paratë e turistëve."
4. Atlantic City
"Ishte shumë më i pistë nga çfarë kisha imagjinuar unë."
5. Niagara
"Nuk ja kisha idenë që ujvarat do të ishin në qytet. E mendoja diçka në një park kombëtar, por në fakt u ndjeva sikur isha në një qendër tregtare gjigante."
6. Pekin
"Përtej vendeve të mrekullueshme, u vendosa në siklet nga ajo siguria e frikshme që kishte kudo nëpër qytet. Ti nuk mund të qeshje dhe të ecje lirshëm rrugëve pa të ndaluar dikush. Pavarësisht kësaj, ishte eksperiencë sfiduese."
7. New Orleans
"Ushqimi ishte shumë i mirë, muzika gjithashtu, por jo qyteti. Kundërmonte erë e pakëndshme kudo ku shkelnim."
8. Dubai
"Vendosa të pushoj atje 10 ditë, por u ngopa me të që pas 24 orëshit të parë. Shumë qëndra tregtare, zero kulturë."
"Vend i tmerrshëm. Dyqane dhe hotele luksoze për perëndimorët, por rrugët janë të mbushura me të varfër. Ti kupton se në ç'lloj varfërie është ndërtuar gjithë ai luks. Unë shkova për punë dhe nuk e imagjinoj dot sesi njerëzit shkojnë atje për qef."
9. Las Vegas
"E urreva atë vend. I thatë, i pistë, shumë tym..."
10. Brukseli
"Gjithçka ishte shumë e kushtueshme, përfshi këtu dhe ujin. Edhe nëse kërkoja për ujë çezme, kamerierët do të na shihnin shtrembër mua dhe miqtë e mi."
11. Kajro
"Piramidat dhe muzetë ishin wow, por pjesa tjetër e qytetit një tmerr."
12. Philadelphia
"Pa ofenduar askënd që jeton aty, por mu duk sikur të gjithë ishin të nxehur në atë vend. Parkimi dhe trafiku ishte dhe më keq se në Manhattan, por sigurisht nuk kishte asnjë cilësi të ngjashme me New York-un."
13. Athina
"Unë jam grek dhe mezi prisja të shkoja, por ajri është shumë i ndotur. Të gjitha ndërtesat e famshme janë rindërtuar keq."
"Pjesët historike të vendit janë të lezetshme, por ishte shumë pis, veçanërisht kur pjesa tjetër e Greqisë është kaq e mrekullueshme."
14. Napoli
"Napoli ishte i frikshëm për të udhëtuar single dhe po ju them që unë s'para trembem kollaj. Më e sigurt u ndjeva në Bangkok dhe Bogota natën sesa në Napoli."
Burimi: BuzzFeed