Nëse do të na duhej të zgjidhnim fustanin që ktheu jo pak koka në tapetin e kuq, ne do të zgjidhnim fustanin e Bella Hadid në Festivalin e Filmit në Kanë. Modelja u paraqit e veshur me një fustan avangardë nga koleksioni Haute Couture Vjeshtë-Dimër 2021/22 nga Schiaparelli, dizenjuar nga Daniel Roseberry, në të cilin vëmendjen e rrëmbeu dekolteja, e cila përmban një varëse ari të përshkruar si “Mushkëritë e arta trompe l'œil me rhinestones”.
"Trompe l'œil" përshkruan iluzionin artistik që percepton një detaj të pikturuar ose të sheshtë si një objekt tre-dimensional. Rhinestones janë gurë me shkëlqim që imitojnë diamantët dhe bëhen kryesisht prej qelqi ose kuarci të çmuar. Por Bella nuk ishte e vetmja! Zgjidhni edhe ju veshjen e preferuar:
NGJYRAT E FORTA
MADHËSHTIA
PRERJET
FRYMËZIM NGA E KALUARA
DOREZAT LËKURË
AKSESORËT E VEÇANTË
"PELERINAT"
THEKËT
SILUETAT SEKSI