Pushteti

Ç’duhet të dini për konfliktin që po ndodh në Rusi-Ukrainë dhe rrezikun e Luftës së Tretë Botërore

Shkruar nga Anabel

18 Dhjetor 2021

Ç’duhet të dini për konfliktin që po ndodh në

Armiqësitë mes Rusisë dhe Ukrainës kanë ekzistuar për vite me radhë, por tensionet tani janë përshkallëzuar dhe ekziston frika e një pushtimi të mundshëm, për të cilin disa ekspertë paralajmërojnë rrezikun e Luftës së Tretë Botërore.

Ç’duhet të dini për konfliktin që po ndodh në

Cilat janë rrënjët e konfliktit?

Ukraina ndan kufij si me Europën ashtu edhe me Rusinë, por ka lidhje të thella sociale dhe kulturore me Rusinë dhe rusishtja flitet gjerësisht atje. Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në shpërbërjen e tij në vitin 1991 dhe që atëherë Rusia ka kërkuar ta mbajë shtetin fqinj nën kontrollin e saj.

Pas Revolucionit të Dinjitetit në Ukrainë në vitin 2014, gjatë të cilit ndodhën protesta të dhunshme që rrëzuan presidentin ukrainas pro-Moskës, Viktor Janukoviç, Rusia përvetësoi zonën e Krimenë dhe mbështeti separatistët në provincat juglindore të Donetsk dhe Luhansk (separatistët – njerëz që duan të shkëputen nga një tërësi a bashkësi e organizuar politike, ekonomike etj).

Ç’duhet të dini për konfliktin që po ndodh në

Rebelët krijuan dy "Republika Popullore" autoritare, ekonomikisht të dobëta, ku u rivendos dënimi me vdekje. Ata drejtuan dhjetëra kampe përqendrimi ku disidentët u torturuan dhe u ekzekutuan. Në vitin 2014, ushtria ukrainase nuk ishte e fortë, ndërsa rebelët kishin "konsulentët" dhe armatimin rus. Ukraina dhe Perëndimi thanë se Rusia dërgoi trupa dhe armë në lindje për të mbështetur separatistët. 

Ç’duhet të dini për konfliktin që po ndodh në
Me të verdhë – territoret në kontroll të qeverisë ukrainase; me rozë të lehtë – Federata Ruse; me rozë të fortë – zonat e kontrolluar nga forcat ruse dhe pro-ruse; me vija të ndërprera lejla – kufiri Ukrainë-Rusi.

A ka pasur përpjekje për paqe?       

Pas një sërë humbjesh ushtarake të Ukrainës, Franca dhe Gjermania ndihmuan ndërmjetësimin e një marrëveshje paqeje që u nënshkrua në shkurt 2015 në kryeqytetin bjellorus, Minsk. Marrëveshja e detyroi Ukrainën t'u jepte autonomi të gjerë rajoneve rebele dhe të shpallte një amnisti për rebelët. Shumë njerëz në Ukrainë e panë marrëveshjen si një tradhti të interesave kombëtare dhe e kundërshtuan atë. Marrëveshja e Minskut ndihmoi në përfundimin e armiqësive në shkallë të gjerë, por konflikti nuk ka përfunduar ende.

Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar vazhdimisht rishikimin e marrëveshjes së Minskut, thirrje që Rusia i ka hedhur poshtë.

Ç’duhet të dini për konfliktin që po ndodh në

Ç’ndodhi më pas?

Mungesa e një zgjidhjeje të qëndrueshme të konfliktit ka nxitur tensione të reja. Autoritetet ukrainase thanë në prill se shkeljet e armëpushimit janë bërë më të shpeshta dhe ka pasur dhjetëra viktima. Asokohe, Ukraina akuzoi Rusinë për nxitjen e tensioneve duke vendosur 41,000 trupa ushtarake pranë kufirit me Ukrainën lindore dhe 42,000 në Krime, ku Rusia ka një bazë të madhe detare.

SHBA dhe NATO thonë se vendosja e trupave ruse është më i madhi që nga viti 2014. Zyrtarët e Kremlinit kanë paralajmëruar fuqishëm Kievin që të mos përpiqet të rimarrë lindjen, duke thënë se Rusia mund të detyrohet të ndërhyjë për të mbrojtur civilët nëse ata përballen me një kërcënim masakre.

Njerëzit që jetojnë afër zonës së konfliktit janë në frikë të vazhdueshme nga përshkallëzimi i konfliktit.

Ç’duhet të dini për konfliktin që po ndodh në

Reagimi ndërkombëtar

Sipas The Moscow Times, Rusia është përpjekur të frikësojë punonjësit e të drejtave të njeriut që diskutojnë vdekjen e ushtarëve në konflikt. OSBE ka raportuar vazhdimisht se vëzhguesve të saj iu është mohuar qasja në zonat e kontrolluara nga forcat e kombinuara ruso-separatiste.

Shumica autoriteteve ndërkombëtare e kanë dënuar Rusinë për veprimet e saj mbi Ukrainën post-revolucionare, duke e akuzuar atë për shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe shkelje të sovranitetit të Ukrainës.

Ç’duhet të dini për konfliktin që po ndodh në

Çfarë kërkon Rusia?

Presidenti Putin ka paralajmëruar Perëndimin që të mos kalojë “vijat e kuqe” të Rusisë. Pra, cilat janë këto vija të kuqe?

Një prej tyre është ndalimi i zgjerimit të NATO-s më tej në lindje dhe vendosja e armëve në vendet fqinje që mund të kërcënojnë Rusinë. Presidenti Putin ka thënë se nëse Ukraina bashkohet me NATO-n, atëherë do të pasojnë kontigjentet ushtarake, bazat dhe armët sulmuese.

Ç’duhet të dini për konfliktin që po ndodh në

Ngjarjet më të fundit – Çfarë pritet të ndodhë?

Një pushtim i plotë i Ukrainës nga Rusia do të përhapte konfliktin në Europë dhe madje mund të shkaktonte Luftën e Tretë Botërore, ka paralajmëruar një ministre e qeverisë ukrainase.

E pyetur nëse kishte shans që pushtimi të çonte në një Luftë të Tretë Botërore, ministrja tha: "Po. Po. Sepse gjeopolitikisht, duket se ky është një skenar i mundshëm. Pra...duhet t'i kushtojmë vëmendje çështjes së Ukrainës për shkak të sigurinë e kontinentit. Kjo - përhapja e luftës në rast të pushtimit rus në Ukrainë - do të jetë shumë më e gjerë se Ukraina."

Ç’duhet të dini për konfliktin që po ndodh në

Në fillim të këtij muaji, një ekspert i lartë ushtarak ukrainas i tha Al Jazeera se Rusia mund të pushtojë Ukrainën që në janar, duke nisur një luftë "të shkurtër dhe fitimtare". Por Rusia mohon se po planifikon një pushtim. Moska thotë se mund të lëvizë trupat ruse kudo që dëshiron dhe se çdo veprim bëhet për mbrojtje. Zyrtarët rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, nga ana e tyre kanë paralajmëruar fort që NATO-n të mos zgjerohet drejt lindjes.

SHBA e ka bërë të qartë se është e përkushtuar për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë "territorin e saj sovran". Presidenti Biden foli për marrjen e masave "të cilat nuk kanë ndodhur ndonjëherë" nëse Ukraina sulmohej. 

Ç’duhet të dini për konfliktin që po ndodh në

Grupi G7 ka paralajmëruar Rusinë për "pasoja masive dhe kosto të rënda" në përgjigje të veprimeve të mëtejshme kundër Ukrainës.

Shumë ekspertë janë të mendimit se konflikti ka përshkallëzuar në këtë situatë për shkak të përpjekjeve të Perëndimit dhe Rusisë për ta tërhequr Ukrainën në “orbitën” e vetë, si një vend që ka një prodhim të fuqishëm bujqësor dhe industrial.

Përditësim: Në prag të luftës: Çfarë, saktësisht, kërkon Putin në Ukrainë?