Art & Libra

Kjo vepër arti dixhitale me vlerë $284,495 u shit gabimisht për $2,844

Shkruar nga Anabel

18 Dhjetor 2021

Kjo vepër arti dixhitale me vlerë $284,495 u shit gabimisht për

Për fat të keq, dikush nuk e kishte mendjen kur po vendoste çmimin e një vepre arti dixhitale dhe në vend të $284,495 shkroi $2,844 e kështu vepra u shit për një të qindtën e çmimit të vërtetë.

Bëhet fjalë për “Bored Ape” NFT (non-fungible token). NFT janë njësi unike të të dhënave të ruajtura në një libër dixhital. NFT-të transformojnë veprat dixhitale të artit dhe koleksione të tjera në asete unike, të verifikueshme që janë të lehta për t'u tregtuar në blockchain.

Pronari i veprës “Bored Ape”, që është pjesë e një koleksioni prej 10,000 pjesëza të artit dixhital, nuk u përqendrua mirë dhe e vendosi aksidentalisht NFT për 0,75 eth (2,844 dollarë) në vend të 75 eth (284,495 dollarë).

Kjo vepër arti dixhitale me vlerë $284,495 u shit gabimisht për

Ai tha për CNN se NFT u ble menjëherë nga një llogari e automatizuar, e cila më vonë e rishiti për 59,99 eth (227,558 dollarë).

Megjithatë, u zemërua vetëm për 5 minuta dhe më pas iu rikthye jetës normale. “Kam gjëra të tjera për të tregtuar. Nuk është ndonjë gabim i madh në pamje të përgjithshme.”’

"Industria është kaq e re, gjëra të këqija do të ndodhin pavarësisht nëse është faji juaj apo i teknologjisë.”

Kjo vepër arti dixhitale me vlerë $284,495 u shit gabimisht për

Arti virtual ka marrë vëmendje kohëve të fundit falë mbështetjes së emrave të njohur si Elon Musk, Lindsay Lohan, Steve Aoki etj.