$NOB

Aktorët e $NOB flasin për personazhet dhe marrëdhënien e tyre pas xhirimeve të serialit

Shkruar nga Anabel

20 Dhjetor 2021

Aktorët e $NOB flasin për personazhet dhe marrëdhënien e

Të ftuar mëngjesin e sotëm në "Ditë e Re" në Rtv Ora, ishin 3 prej aktorëve të $NOB. Olta Beqiri, Gent Disha dhe Megli Haskaj folën për eksperiencën e tyre gjatë serialit, por edhe për marrëdhëniet mes njëri-tjetrit pas përfundimit të xhirimeve. 

"Kristela më ka trembur pak në fillim si personazh, por duke e njohur më thellë gjërat ndryshuan. Dalina na ka gjetur dhe përshtatur shumë mirë me personazhet. Kemi kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin, kemi qeshur dhe mësuar shumë."- u shpreh Olta e pyetur për rolin e saj në $NOB, që deri tani njihet si prej personazheve antagonistë dhe pse ka ende shumë për t'u zbuluar. 

Genti, i pyetur nga Arjola Shehu nëse e sheh veten në botën e filmit njësoj siç e sheh në muzikë, u përgjigj:

"Ka qenë ndjesi e bukur, por s'mund të them që kam të njëjtën ndjesi si me muzikën, pasi kam shumë kohë që merrem me këngë."

Përveç kësaj, ai foli edhe për këngën e publikuar dje për herë të parë se episodin e 7-të të $NOB. "A mjaftojmë"- një këngë e kompozuar nga Kledi Bahiti, që flet për historinë e dashurisë Tesa-Alban dhe këndohet prej vetë aktorëve, Gentit dhe Ketjonës. 

Përsa i përket marrëdhënies me njëri-tjetrin pas përfundimit të xhirimeve, Megli Haskaj tha se ruajnë raporte të mira me të gjithë.

"Vjen një pikë që bëhesh si familje dhe s'kupton më fare çfarë po ndodh edhe kur ke skena pak më të sikletshme (skena puthjesh). Çdo gjë ka shkuar mirë dhe kur takohemi me njëri-tjetrin dalim të gjithë."

Episodi i 7-të i $NOB u transmetua dje (19 dhjetor) në Top Channel, e ndërsa ritransmetimi i serive jepet çdo të mërkurë ora 23:30.

Ndërkohë në platformën  $NOB.al mund t'i shihni të gjitha seritë me titra shqip dhe anglisht, pa asnjë ndërprerje publicitare për 60 minuta.