$NOB

Nga performanca e 'A mjaftojmë' tek quizet: Aktorët e $NOB, në 'E diell'

Shkruar nga Anabel

26 Dhjetor 2021

Nga performanca e 'A mjaftojmë' tek quizet: Aktorët e $NOB,

Gjatë spektaklit të sotëm të 'E diell', bashkë me Ervin Kurtin ishin kasti kryesor i aktorëve të rinj të $NOB! Fillimisht ishte Ketjona Pecnikaj dhe Gent Disha të cilët performuan këngën 'A mjaftojmë', një këngë e kompozuar nga Kledi Bahiti, e publikuar për herë të parë në serinë e 7-të të $NOB.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by E Diell ?? (@ediell_topchannel)

Pas kësaj, një quiz i dedikuar me pyetje për Ketjonën (Tesën) dhe Oltën (Kristela) zbuloi se kush prej vajzave e njeh më mirë Albanin (Gent Visha) dhe siç mund ta parashikoni, ishte Tesa ajo që iu përgjigj më mirë pyetjeve në lidhje me detajet tipike që karakterizojnë Albanin, (të dashurin e saj prej vitesh në serial). 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by E Diell ?? (@ediell_topchannel)

Lidhja toksike mes Xhesikës (Megli Haskaj) dhe Francit (Todi Kasemi) u komentua gjithashtu, njësoj si ajo mes Sarës (Altea Lazaj) dhe Bojkenit (Brarend Akçiu).

Qershia mbi tortë, ishte imitimi i Elios Shulit, i cili për pak sekonda u shndërrua si Irini Qiriako dhe më pas si Alban Ramosaj, duke shkaktuar të qeshura dhe duartrokitje. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ervin Kurti (@ervinkurti)

Gjatë intervistës u zbulua gjithashtu se shumë shpejt do të hapen audicionet për sezonin e dytë të $NOB, por derisa të ndodh kjo, ju kujtojmë se sot, në orën 20:00, në Top Channel do të transmetohet seria e 8-të e $NOB.