High Tech

SMS-ja e parë në botë u shit për €107,000: Çfarë shkruhej?

Shkruar nga Anabel

27 Dhjetor 2021

SMS-ja e parë në botë u shit për €107,000:

SMS-ja e parë e dërguar ndonjëherë u shit si një NFT në ankand për 107,000 euro, tha shtëpia e ankandeve Aguttes.

Blerësi, identiteti i të cilit nuk u zbulua, por është një kanadez që ka lidhje me sektorin e teknologjisë, tani është pronar i një kopjeje dixhitale unike të mesazhit të parë SMS në formën e një NFT (NFT-të janë artikuj dixhitalë që mund të blihen dhe shiten duke përdorur teknologjinë blockchain).

SMS-ja e parë në botë u shit për €107,000:

SMS lexon "Gëzuar Krishtlindjen” dhe u dërgua përmes rrjetit Vodafone nga programuesi britanik Neil Papworth. Papworth e dërgoi SMS-në nga kompjuteri i tij më 3 dhjetor 1992 te telefoni i llojit Orbitel 901 i Richard Jarvis, asokohe drejtor i Vodafone në Mbretërinë e Bashkuar.

SMS-ja e parë në botë u shit për €107,000:

Vodafone u shpreh se do t’i dhurojë të ardhurat nga shitja për agjencinë e OKB-së për refugjatët.