Meshkujt

Të gjatë vs të shkurtër: Sipas një studimi, këta burra janë partnerë më të mirë (edhe seksualisht)

Shkruar nga Anabel

27 Dhjetor 2021

Të gjatë vs të shkurtër: Sipas një studimi, këta

Ylli i “Spider-Man: No Way Home”, Tom Holland, vendosi në qendër të vëmendjes një studim për burrat, seksin, marrëdhëniet dhe gjatësinë.

Aktori pëlqeu një postim të LADbible ku shfaqet një foto e Arnold Schwarzenegger dhe Danny DeVito në filmin “Twins” ku shkruhet: “Sipas shkencës, burrat e shkurtër bëjnë më shumë seks".

Të gjatë vs të shkurtër: Sipas një studimi, këta

Tom është në një lidhje me Zendaya-n. Për informacion, Tom është i gjatë 173 cm, ndërsa Zendaya pothuajse 178 cm.

Të gjatë vs të shkurtër: Sipas një studimi, këta

Çfarë thotë studimi? Studimi i 531 burrave heteroseksualë tregoi se ata që ishin nën 175 cm të gjatë kishin “frekuencë koitale” më të lartë. Me “frekuencë koitale” i referohet marrëdhënieve seksuale midis çifteve në raport edhe me kohëzgjatjen e marrëdhënieve, numrin e fëmijëve, fertilitenin, shëndetin etj.

Studimi nga Universiteti i New York-ut zbuloi se jo vetëm që burrat e shkurtër bëjnë më shumë seks, por gjithashtu kanë 32% më pak gjasa të divorcohen nga partneret.

Hulumtimi zbuloi se ata kryejnë më shumë punët e shtëpisë sesa burrat më të gjatë dhe kanë më shumë gjasa të fitojnë më shumë para.

Studiuesit nuk janë plotësisht të sigurt pse ndodh kjo, por ata mendojnë se burrat më të gjatë mund të jenë më të sigurt për pamjen e tyre dhe për këtë arsye nuk bëjnë më shumë punë shtëpie dhe detyra të tjera. Pra, në thelb, burrat e shkurtër mund të ndihen sikur kanë diçka për të provuar, që do të thotë se ata punojnë më shumë si në zyrë ashtu edhe në shtëpi.

Në fakt, ekziston një teori pas kësaj. Kompleksi i Napoleonit, ose sindroma e njeriut të shkurtër, që sugjeron që burrat me shtat më të shkurtër punojnë më shumë për të “pohuar burrërinë e tyre” me mjete të ndryshme.