Bebe Rexha ndau me ndjekësit një video në Instagram ku flet për luftën e saj me imazhin e trupit dhe pranon se nuk ndihet mirë me trupin.
“Janë pushimet dhe supozohet që të gjithë të jemi të gëzuar, por unë...kam peshën më të madhe që kam pasur ndonjëherë. U peshova pak më parë dhe nuk ndihem rehat me peshën time sepse ndihem në siklet,” tha ajo.
Bebe, teksa u përlot, shtoi: “Thjesht ndihem e neveritshme në trupin tim.”
Ajo shpjegoi se nuk ka dashur të postojë shumë në Instagram ose TikTok sepse nuk ndihet mirë me trupin. “Nuk ndihem mirë në lëkurën time dhe kur nuk ndihem mirë, nuk dua të postoj dhe kjo është arsyeja pse nuk kam postuar si dikur,” tha këngëtarja.
Bebe pranoi se beteja e saj me imazhin e trupit vjen si pasojë e lëndimit dhe konfuzionit dhe ajo ka vështirësi që ta pranojë dhe dojë veten.