Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) i ka bërë thirrje një prifti dhe ekspertëve të tjerë fetarë që të përgatisin Tokën për një takim të mundshëm me alienët.
NASA ka mbledhur këshillat dhe ekspertizën e 24 teologëve (teologji - studimi i fesë; shqyrtimi i përvojës njerëzore mbi besimin dhe mënyrën se si njerëzit dhe kulturat e ndryshme e shprehin atë) për të ndihmuar në lidhje me parashikimin se si do të reagonin kultura dhe fe të ndryshme nga e gjithë bota për kontaktin me alienët, raporton The Times.
NASA hires 24 theologians including priest to prepare humans for possible alien discovery.
— 3.142(π) (@lips_pi) December 27, 2021
Mmmmmmh. Do they know something we don't? pic.twitter.com/Yh2HuWdcFR
Në vitin 2014, Qendrës për Kërkim Teologjik të Universitetit Princeton (CTI) në New Jersey iu dha një grant prej 1.1 milion dollarësh, ku tani do të zhvillohet hulumtimi në lidhje me reagimin e njerëzve për alienët.
Dr. Andrew Davidson, një prift dhe teolog britanik në Universitetin e Cambridge-it, është një nga 24 njerëzit që do të debatojnë se si zbulimi i shumëpritur i alienëve do të pritej nga fe të ndryshme në të gjithë globin, raporton Dazed. Davidson është i mendimit se Zoti ka krijuar forma të tjera jete në univers.
Ish-kreu i Institutit të Astrobiologjisë së NASA-s, Carl Pilcher, shpjegoi se teologët u kontaktuan për të kapërcyer hendekun midis shkencës dhe fesë. Pilcher beson se është "thjesht e paimagjinueshme" të mendosh se Toka është i vetmi planet ku ka jetë, "kur ka mbi 100 miliardë yje në këtë galaktikë dhe mbi 100 miliardë galaktika në univers".