Celebrity

Tatuazhi i ri matchy-matchy i Selena-s dhe Cara-s do t'ju fiksojë

Shkruar nga Anabel

30 Dhjetor 2021

Tatuazhi i ri matchy-matchy i Selena-s dhe Cara-s do t'ju fiksojë 

Ditë e re, tatuazh i ri! 2021-shin, Selena Gomez vendosi ta mbyllë me një super tatuazh gjigant në shpinën e saj. Një trëndafil rozë jo dhe aq i zakonshëm, që shoqja e saj Cara Delevingne do ta "kopjonte" pa u menduar gjatë! 

Tatuazhi i ri matchy-matchy i Selena-s dhe Cara-s do t'ju fiksojë

Tatuazhet matchy-matchy të Cara-s dhe Selena-s janë identike, me ndryshimin e vetëm se modelja e ka bërë sipër pjesës së hijeve.

Tatuazhi i ri matchy-matchy i Selena-s dhe Cara-s do t'ju fiksojë

Vajzat janë mikesha prej vitesh, mjaftueshëm sa për të ndarë të dyja të njëjtin simbol në trup. Kohët e fundit shoqëria e tyre është bërë edhe më e ngushtë duke qenë se Delevingne është zhvendosur në Neë York ku i është bashkuar kastit të aktorëve të filmit "Only Murders in the Building", pjesë e së cilës do të jetë edhe Selena. 

Për t'u rikthyer tek tatuazhet, Gomez mbetet frymëzim për ju që po mendoheni për tatu-n e radhës.