Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2022: Dashi dhe Demi

Shkruar nga Anabel

5 Janar 2022

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2022: Dashi dhe Demi

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2022: Dashi dhe Demi

Ndryshe nga viti i kaluar i cili filloi me një ndjesi të zymtë për shkak të një Hëne të re të errët, ky vit është e kundërta - plot me diell dhe arsye për shpresë. Dielli dhe Hëna e re do të jenë në harmoni të përsosur me Uranin, gjë që do të sjellë surpriza – të gjitha të mira. Një lajm i mrekullueshëm duhet të burojë veçanërisht nga shtëpia e dhjetë e përparimit prestigjioz profesional. Me fjalë të tjera, karriera do të lulëzojë.

Kjo do të thotë që keni një shans të mirë për të marrë një rritje të papritur ose fluks parash (ndoshta një bonus apo tarifë speciale) së bashku me një titull të ri dhe/ose një reputacion më të lartë dhe prestigjioz në industrinë ku punoni.

Për më tepër, Afërdita dhe Plutoni, tregojnë se sa të pëlqyer jeni nga njerëzit e rëndësishëm për shkak të performancave të mira gjatë vitit të kaluar. Ky muaj është veçanërisht i fortë, kështu që dukuni më mirë - të gjithë sytë ka të ngjarë të jenë te ju.

Marsi, planeti juaj udhëheqës, do t’i japë energji temave si transmetimi, publikimi, udhëtimet, marrëdhëniet me njerëzit jashtë vendit. Pozicioni i Marsit mund të sugjerojë gjithashtu përparim në çështjet ligjore ose të emigracionit.

Nga 24 janari deri më 6 mars, Marsi do të kalojë në sektorin e karrierës për herë të parë në dy vjet, duke vënë më shumë në qendër të vëmendjes arritjet profesionale. Mund t’ju bëhet publicitet, një promovim ose një ofertë për një punë prestigjioze. Nëse jeni të vetëpunësuar, Marsi do t'ju japë një shans për të sjellë një klient të ri të rëndësishëm që do të ketë bujë në industrinë tuaj.

Mërkuri do të shkojë në prapavijë nga 14 janari deri më 3 shkurt, kështu që NUK është koha për të porositur mobilje ose për të nënshkruar për një shtëpi apo apartament; mund t’i bëni këto gjëra në fillim të janarit, sa më shpejt të jetë e mundur.

Afërdita do të jetë në prapavijë pothuajse gjatë gjithë muajit, deri më 29 janar. Ky nuk është muaji për të ndryshuar pamjen. Mos bëni një ndryshim rrënjësor te flokët, le të themi, nga brune në bjonde, të shkurtoni flokët e gjatë shumë shkurt, ose të rruani mjekrën papritmas.

Merreni ngadalë këtë muaj dhe pushoni - do të jeni të zënë në vijim.

Horoskopi i Susan Miller për muajin janar 2022: Dashi dhe Demi

Gjatë Vitit të Ri mund të keni bërë një udhëtim të mrekullueshëm në një vend të huaj. Ky mund të ketë qenë një udhëtim krejtësisht i paplanifikuar, spontan, falë ndërveprimit të Uranit (surpriza) dhe Jupiterit (lumturia) në kohën e Hënës së re.

Nëse jo, Hëna e re më 2 janar mund t'ju shtyjë më tej për të bërë një udhëtim që i keni premtuar vetes pas gati dy vitesh mbyllje për shkak të pandemisë. Sigurisht, tregohuni të kujdesshëm dhe merrni sa më shumë informacion për vendin ku po shkoni. Me variantin Omicron ende shumë të përhapur, nevojiten masa paraprake.

Afërdita, planeti juaj udhëheqës, do të jetë prapavijë këtë muaj deri më 29 janar, një trend që filloi më 19 dhjetor. Kjo do të thotë se përparimi do të jetë i ngadaltë, kështu që një udhëtim mund të jetë ide e mirë për të ndryshuar rutinën dhe për t'u çlodhur. Afërdita rregullon fitimin dhe paratë.

Afërdita është e lidhur me anën femërore të jetës dhe me pamjen, kështu që janari nuk do të jetë një muaj i mirë për të planifikuar ndryshime drastike në pamje.

Përparim në karrierë? Po, muajt ??e ardhshëm do të jenë mjaft emocionues dhe ndryshimet do të nisin që në shkurt. Planifikoni të punoni shumë për të patur çdo mundësi të mundshme.

Duket se keni shumë shpenzime këtë muaj, duke gjykuar nga pozicioni i Marsit në shtëpinë e tetë të kartave të kreditit, kredive bankare dhe studentore, taksave dhe detyrimeve të tjera. Demi njihet si njeri i zgjuar në menaxhimin e financave, ndaj mund të keni lënë mënjanë para.

Nëse ju duhet të nënshkruani një kontratë në janar, shihni mundësinë nëse mund ta shtyni deri në shkurt, kur Afërdita të mos jetë më në prapavijë dhe Mërkuri - planeti që rregullon kontratat - do të jetë i pozicionuar mirë duke filluar nga 3 shkurti.

Urani ka muaj që është në prapavijë, që nga 19 gushti, por do të shkojë në pozicion normal këtë muaj më 18 janar. Kjo do t'i shtyjë përpara interesat profesionale, ndaj tani pushoni. Nuk do të keni kaq shumë kohë më vonë - karriera do të shkëlqejë dhe do të jeni të emocionuar.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.