Mes deklaratave të dashurisë për Kim-in dhe zotimit për ta kthyer si dikur familjen e tij, Kanye zuri një të dashur të re! Sipas E!News, romanca e re e reperit quhet Julia Fox dhe dyshja janë parë kohët e fundit nëpër restorantet e Miami-it dhe të Neë Yorkut.
"Të dy kanë lënë pas marrëdhëniet e vjetra dhe po ndihmojnë njëri-tjetrin të marrin veten shpejt."- u shprehën burimet që konfirmuan lajmin e romancës.
Tani, pyetja e radhës është: Kush është Julia Fox para se të jetë e dashura e Kanye-s?
Fox është aktore, të cilën ju mund ta kujtoni fare lehtë nga roli i saj në Uncut Gems, por krahas aktrimit ajo ka patur eksperienca të hershme edhe në botën e modelingut. Në 2015-ën ajo pozoi nudo për Playboy. Në janar të 2021-shit ajo u bë për herë të parë nënë e një djali me babain e të cilit u nda pas 4 vitesh martesë.
Kjo është gjithçka dihet deri tani, por nëse romanca e re zgjat, me siguri ka ende për t'u zbuluar.