Celebrity

Ndahet nga jeta djali 17-vjeçar i këngëtares: 'Mos merrni shembullin e tij!'

Shkruar nga Anabel

8 Janar 2022

Ndahet nga jeta djali 17-vjeçar i këngëtares: 'Mos merrni

Këngëtarja e "Nothing compares 2 you" Sinead O'Connor, ka humbur të birin në moshën 17-vjeçare. Lajmin tragjik, Sinead e ka konfirmuar vetë përmes një postimi zemërthyer në Tëitter.

"Djali im i bukur, Shane O’Connor, drita e jetës sime vendosi t'i jap fund herët sfidave të tij dhe sot është me Zotin. Uroj që prehet në paqe dhe askush të mos ndjekë shembullin e tij."- shkruan ajo.

Ndahet nga jeta djali 17-vjeçar i këngëtares: 'Mos merrni

Adoleshenti rezultonte i humbur prej 2 ditësh dhe pas kërkimeve të policisë u gjend i pajetë. 

Gjatë kërkimeve, këngëtarja postoi në llogarinë e saj të Twitter-it foton e 17-vjeçarit krah fotos së saj në përshkrimin: "Shane, jeta jotë është e çmuar. Zoti s'e vendosi atë buzëqeshje në fytyrën tënde për asgjë. Bota ime do të shkatërrohej pa ty. Të lutem mos e lëndo veten, le të shkojmë në spital!"

Ndahet nga jeta djali 17-vjeçar i këngëtares: 'Mos merrni

Autoritetet prej ditësh ishin të shqetësuar për shëndetin mendor të djalit i cili ndodhej në spital para se të humbiste gjurmët e t'i jepte fund jetës.

Adoleshenti i ndjerë ishte djali i Sinead dhe muzikantit Donal Lunny, 74, me të cilin këngëtarja u nda pak pas lindjes së tij.

Burimi: The Guardian