Le ta pranojmë: Topuzi i çrregullt duket fiks siç duam kur i mbledhim flokët në shtëpi dhe nuk kemi asnjë plan për të dalë, ndërsa përpjekjet tona për rastet e tjera thjesht dështojnë. Por parukieri i preferuar i Kim Kardashian, Ariana Grande-s apo Jennifer Lopez ka një truk sekret.
Chris Appleton ka një zgjidhje për të gjitha stilimet! Në një video të bërë virale në TikTok, Chris shpjegon se si e realizon ai topuzin e çrregullt. Ai i siguroi fanset se stilimi është i përsosur për flokë të hollë ose të trashë.
Për të krijuar modelin, ai në thelb i ndan flokët në dy pjesë. Më pas, kapini në dy bishtalecë dhe në fund përfundoni me një pamje të tillë:
Pas kësaj, bashkoni pjesët e flokëve dhe përdorni karfica për t’u siguruar që do të qëndrojë gjatë.
Jo dhe aq çuditërisht, truku gjenial mori shumë komente. Ndiqni videon për më shumë detaje.
@chrisappletonhair Try this hair hack for the perfect messy bun. Thank u @kittybluuuu @colorwow.hair ? Barbie Girl - Aqua