Mendja

7 mënyra për të mos u ndjerë në siklet kur jeni duke bërë gjëra vetëm

Shkruar nga Anabel

21 Janar 2022

7 mënyra për të mos u ndjerë në siklet kur jeni duke

1. Kujto që askush nuk do t'ja dijë nëse je vetëm ose jo

Një nga arsyet kryesore pse njerëzit ndihen çuditshëm kur bëjnë gjëra vetëm është sepse mendojnë që të tjerët po i gjykojnë. E gabuar! Edhe nëse dikush ju vë re, e sigurt është që s'po mendon pse ti nuk je e shoqëruar me dikë. Stigma e të bërit gjëra vetëm vazhdon të egzistojë, por kini parasysh: Askush s'po mendon për ty, prandaj vazhdo në paqe.

2. Fale veten për ndjesitë e çuditshme

Pavarësisht përpjekjeve, e kuptojmë që mund të jetë e vështirë të pranosh të jesh vetëm. Eshtë shumë ok që në një moment të ndihesh çuditshëm apo në siklet. Disa prej nesh bëjnë gjëra vetëm sepse ashtu duan, kurse të tjerë sepse janë të detyruar. Të dyja janë të pranueshme, prandaj ndjesitë është e pritshme që s'do të jenë pozitive gjithmonë. Eshtë natyra e njeriut që kërkon lidhje dhe shoqëri në momente të caktuara, prandaj përballuni me ndjesitë.

3. Fokusohu tek diçka

Thuaj që do të konsumosh një drekë vetëm. Mund të shpërqëndrohesh duke folur me një mik apo duke lexuar një libër. Kështu do të ndihesh edhe më i sigurt edhe më produktiv gjatë kohës që kalon me veten. Shfrytëzoje për të planifikuar diçka apo për t'u marrë me qëllimin që i ke vënë vetes. Duke bërë këtë, s'do ta kuptosh fare që ishe vetëm.

4. Kupto që koha vetëm ka avantazhet e saj

Duke mësuar t'i bëni gjërat vetë, kuptoni edhe përfitimet që vijnë prej saj. Një prej tyre është të bëni çfarë ndjeni për të bërë në ato momente. Nuk ju duhet të mbështeteni tek dëshirat e askujt tjetër për diçka që doni ta bëni. 5 orë pazar sepse ka ulje?! Sigurisht që mund ta bëni vetëm më mirë.

5. Gjërat që ju emocionojnë më shumë duhet t'i bëni vetëm

Shih një film që kishe dëshirë ta shihje prej kohësh, vizito një galeri artesh apo një muze. S'ka kohë për t'u ndjerë çuditshëm kur bën atë që të emocionon.

6. Mbaje veten të zënë me një aktivitet të caktuar

Duke bërë këtë s'ke kohë të mendosh për parehatinë që shkakton të qënit vetëm. Bli një biletë për të luajtur tenis, ose provo një kurs online. Me veten s'mërzitesh kurrë.

7. Të bësh gjëra vetëm me veten është "cool"

Duke i bërë gjërat vetë je shumë më interesant nga ç'mendon se je. Pavarësia dhe besimi në vete janë seksi, prandaj njerëzit ju shohin me admirim nëse jeni mësuar të veproni kështu. Lidhja me veten është fillesa e gjithçkaje, prandaj është e rëndësishme ta doni kohën vetëm. Vetëm kështu mund të jeni të shëndetshëm për të nisur një marrëdhënie me dikë tjetër. 

Burimi: Bustle