Celebrity

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas, prindër për herë të parë

Shkruar nga Anabel

21 Janar 2022

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas, prindër për herë të

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas janë bërë prindër për herë të parë. Në një njoftim në Instagram, ata njoftuan se një bebe, gjinia e të cilit nuk dihet, ka ardhur në jetë përmes një lindjeje surrogate (lindje ku një grua tjetër pranon të lindë një fëmijë për një person/çift).

“Jemi të lumtur t’ju konfirmojmë se jemi bërë prindër të një bebi përmes lindjes surrogate. Me respekt kërkojmë privatësi gjatë gjithë kësaj periudhe speciale teksa përqendrohemi te familja jonë. Faleminderit shumë,” shkruhet në njoftim.

Janarin e kaluar, Priyanka foli për E! Daily Pop për ëndrrën e çiftit për të pasur fëmijë në të ardhmen, duke shtuar me shaka se ajo donte aq fëmijë sa duhen për "një ekip kriketi". “Familja është një pjesë e madhe e jetës sime,” tha ajo ekskluzivisht për E! News. “Ka qenë gjithmonë pjesë e ëndrrave të mia”.

Priyanka, 39 vjeç dhe Nick, 29 vjeç, nisën romancën në maj të vitit 2018, ndërsa në korrik 2018 ai i propozoi për martesë. Ata u fejuan në gusht dhe në dhjetor 2018 u martuan.