Celebrity

Qëndron me Kanye-n për para dhe famë? E dashura e reperit u përgjigjet komenteve për herë të parë

Shkruar nga Anabel

23 Janar 2022

Qëndron me Kanye-n për para dhe famë? E dashura e reperit u

E dashura e re e Kanye West, Julia Fox, iu përgjigj komenteve për marrëdhënien e saj me reperin, të cilat thonë se asaj i intereson vetëm fama dhe paratë.

Ylli i “Uncut Gems” tha në podkastin e saj “Forbidden Fruits”: “Njerëzit thonë ‘Oh, ti po qëndron vetëm për famën, për pushtetin, për paratë.’ Zemër, unë kam dalë me miliarderë gjatë gjithë jetës sime si e rritur, le ta sqarojmë këtë.”

Teksa pranoi se dikur “kërkonte vëmendjen” kur ishte më e re, Fox, 31 vjeçe, nuk po e kërkon mbulimin e vazhdueshëm mediatik që i bëhet pasi është në një lidhje me Kanye-n.

“Është qesharake sepse po marr gjithë këtë vëmendje, por me të vërtetë nuk më intereson,” tha ajo, duke shtuar se i intereson vetëm arti.

"Shikoni filmin tim, lexoni librin tim," tha aktorja. “Kjo është më emocionuese për mua tani sesa fakti që të gjithë sytë janë tek unë. Nuk mund të më interesonte më pak.”

Okay, qartë!