Flokët

Si të shpëtojmë nga flokët e elektrizuar gjatë ditëve të ftohta

Shkruar nga Anabel

25 Janar 2022

Si të shpëtojmë nga flokët e elektrizuar gjatë

Përveç të ftohtit, gjatë kësaj kohe na duhet të përballemi edhe me flokë që elektrizohen çdo sekondë! Nuk ka rëndësi nëse sapo ke dalë nga salloni me krehjen e preferuar, i ftohti nuk do të të lërë t'i shijosh, aq më tepër nëse i shton ndonjë kapele apo shall rreth qafës. 

Si të shpëtojmë nga flokët e elektrizuar?

1. 

Si fillim duhet t'i thani me një peshqir/çarçaf për të shmangur elektrizimin që shkaktohet nga tharja. Para se të flini mund t'i kaloni me lehtësi një krëhër.

2. 

Vendosni conditioner që floku të qëndrojë i hidratuar.

3.

Aplikoni pak nga hidratanti i fytyrës për fijet e hallakatura nga elektrizimi. 

4. 

Lagni pak gishtat me ujë dhe prekni butësisht flokët. Kjo do të balancojë ngarkesat pozitive dhe negative.

5. 

Merr një enë në formën e një sprucatori dhe brenda saj hidhni: ujë, kripë dhe balsam për flokët. Tundeni enën derisa të lidhen përbërësit bashkë. Lënda e përftuar do të jetë gati sa herë ju do të bëheni gati për të dalë nga shtëpia .

6. 

Të paktën 1 herë në javë bëni një maskë me avokado ose kokos do t'jua mbajë flokët të hidratuar.

Burimi: Health Line