Teknika e ngjyrosjes së flokëve "me lëvizje" është paksa e ndryshme nga balayage. Fijet e flokut ngjyrosen në një ton të ftohtë bjonde, duke bërë kontrast me ngjyrën bazë për të krijuar një pamje ndryshe.
Sipas Refinery29, modeli i flokëve është krijuar nga drejtori i ngjyrave i Taylor Taylor London, Stuart Marsh, frymëzuar nga Hailey Bieber.
"Nëse zbardhja e fijeve përqendrohet në pjesën e përparme të kokës, ato e kornizojnë fytyrën dhe krijojnë kontrast," shpjegon eksperti. Ai gjithashtu shton: “Kjo teknikë jep një efekt më të fshehtë dhe delikat.”
Nëse po planifikoni të provoni këtë trend, sigurohuni që të merrni të gjitha fotot ilustruese në këtë artikull. Do t'ju ndihmojnë për t’ia shpjeguar parukierit/es.