Kanye West thuhet se po përhap thashetheme të pabaza se Pete Davidson është homoseksual dhe ka SIDA.
Reperi fillimisht e tregoi hapur se nuk e ka qejf të dashurin e ish-gruas Kim Kardashian kur e kërcënoi në këngën e re "Eazy", duke repuar, "Zoti më shpëtoi nga ajo përplasje / vetëm që të rrah Pete Davidson.”
Në fillim të kësaj jave, DJ Akademiks u shpreh: “Kanye i ka thënë kujtdo. Ai po përpiqet të përhapë një thashetheme se Pete Davidson ka SIDA. Unë po ju them se ky është një fakt. Unë e kam dëgjuar nga tetë persona. Ai po ua thotë të gjithëve!”
Burime të ndryshme për mediat po konfirmojnë pretendimet e DJ Akademiks.
Burimet thonë se West e ka përshkallëzuar konfliktin e njëanshëm duke përhapur thashetheme. Një burim i afërt me West, megjithatë, i konsideroi pretendimet "të pakuptimta", ndërsa një burim i afërt me Davidson tha për Page Six dhe TMZ, "Ai po injoron të gjithë urrejtjen e Kanye-s për shkak të respektit për Kim".