Kur miushja Minnie vendos të shtojë një kostum në garderobën e saj me fustanet ikonike, sigurohet që të paktën veshja të dizenjohet nga Stella McCartney.
Veshja e zbuluar së fundmi lidhet me dy data të rëndësishme: 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Grave si edhe 30-vjetori i Disneyland Paris.
“Minnie ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”, tha McCartney në një video për shtyp. “Ne kemi të njëjtat vlera dhe ajo që më pëlqen tek Minnie është se simbolizon lumturinë, vetë-shprehjen, autenticitetin...plus ajo ka një stil kaq të mrekullueshëm”.
Kostumi në ngjyrën blu të errët me pika të kujton disi veshjet e lidereve gra, duke përfshirë politikane të rëndësishme si ish-kancelarja gjermane Angela Merkel, ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton apo nënpresidentja e SHBA-së Kamala Harris.
Veshja është pritur mirë, por nuk kanë munguar edhe kritikat. Candace Owens, një autore konservatore amerikane, u shpreh se “e kanë bërë më mashkullore”.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, bashkëpunimi me Stella McCartney do të përfshijë gjithashtu një koleksion me bluza – ku shfaqet Minnie me frazën "Divine Feminine” – i cili do të shfaqet në sfilatën Stella McCartney Dimër 2022 më 7 mars.