Nick Cannon do të bëhet baba për herë të tetë! Lajmin e konfirmoi vetë komediani gjatë hapjes së talk show-t të tij, The Nick Cannon Show. Ai e nisi duke lexuar disa prej komenteve që njerëzit online bënin në lidhje me familjen e tij të madhe, për t'u ndalur më pas tek lajmi i madh: baba për të 8-ën herë!
Për partneren e tij Bre Tiesi ky është fëmija i parë, ndërkohë që Cannon ka 7 fëmijë të tjerë me partnere të ndryshme.
View this post on Instagram
Në dhjetor të 2021-shit, prezantuesi njoftoi se vogëlushi i tij vetëm 5-muajsh ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
“Gjatë fundjavës, humba djalin tim më të vogël nga një gjendje e quajtur hydrocephalus, e cila ishte pak a shumë një tumonj malinj,” tha Cannon i prekur. “Është e vështirë”.
Nëna e vogëlushit të ndjerë është modelja Alyssa Scott.
Nick Cannon u martua me Mariah Carey-n në vitin 2008 dhe sollën në jetë dy binjakë, vajzën Monroe dhe djalin Moroccan Scott. Pas gjashtë vitesh martesë, çifti u nda. Divorci i tyre u finalizua në vitin 2016.
Cannon ka dy fëmijë me modelen Brittany Bell: një djalë, Golden dhe një vajzë, Powerful Queen. Në qershor 2021, lindën djemtë binjakë, Zion Mixolydian and Zillion Heir me DJ Abby De La Rosa. Më vonë atë muaj, më 23 qershor, lindi fëmija i tij i shtatë, Zen, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë.
Burimi:BuzzFeed