Hailey Bieber mund të flasë për çfarëdo lloj gjëje, përveçse për Justin Bieber. Supermodelja u shpreh gjatë një interviste për WSJ. Magazine se nuk ka ndërmend të japë më asnjë detaj në lidhje me jetën e saj personale dhe raportin me këngëtarin.
Pse ky vendim?
"Nuk më duket me vlerë për mua ndërkohë që përpiqem të kem një bisedë të hapur me dikë dhe pastaj kjo bisedë të nxirret nga konteksti. Media vdes t'i ekzagjerojë pak gjërat për klikime dhe kjo ka qenë gjithmonë diçka shumë e shpifur për mua."- u shprej Bieber.
View this post on Instagram
Hailey konfirmoi se vendimin ja ka komunikuar edhe ekipit të saj dhe duke filluar nga 2022 nuk do të ketë më asnjë intervistë në lidhje me Justin dhe raportin e tyre. Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: Këtë vit çifti nuk ka ndërmend ta zgjerojë familjen.
"Gjatë viteve në vijim do të përpiqemi për të krijuar një familje më të madhe. Ti s'e di kurrë sa shumë do të zgjasë ky proces, (procesi i përpjekjes) por është e sigurtë që këtë vit nuk do të ketë fëmijë."- tregoi ajo.
Meqë nuk do ta dëgjojmë më të flasë për partnerin e saj, ju kujtojmë tani se çfarë i pëlqen Hailey-it më shumë tek Justin: Padyshim fakti që është tip i kundërt me të sepse s'do të donte kurrë të ishte me dikë që është versioni i saj, por mashkull.
Burimi: Cosmopolitan