Celebrity

Rihanna postoi vetë foton e parë shtatzënë dhe njerëzit janë emocionuar më shumë se vetë ajo

Shkruar nga Anabel

3 Shkurt 2022

Rihanna postoi vetë foton e parë shtatzënë dhe njerëzit

Kur bota ende s'kishte marrë veten nga lajmi i shtatzënisë dhe fotot e para nga pritja e ëmbël, Rihanna poston sërish! 

Fotot e saj me barkun e rrumbullakosur duket se do të na shoqërojnë derisa bebushi i shumëpritur të lindë sepse Riri as që ka ndërmend ta lërë me kaq.

Rihanna postoi vetë foton e parë shtatzënë dhe njerëzit

Vetëm 2 ditë pas konfirmimit të lajmit, ylli i pop-it postoi pak orë më parë një tjetër foto, ku shfaqej teksa shihte gjithë kërshëri barkun e saj të rrumbullakosur.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)

Bota, duket më e emocionuar se edhe vetë Riri dhe qartazi entuziazmi dallohet në komente apo në shpërndarjen e postimit. Foton e re të shtatzënisë, Rihanna e shoqëroi me grupin tjetër të fotove, të shkëputura nga seti që ajo bashkë me A$AP Rocky bënë për të njoftuar pritjen e ëmbël.

Rihanna postoi vetë foton e parë shtatzënë dhe njerëzit

Krahas lajmit, bota virtuale u ndal gjatë tek stili i Rihanna-s shtatzënë! Një bark i zhveshur, i mbushur me aksesorë. Duart në xhepat e xhinseve dhe xhaketa e gjatë rozë s'mund ta bënin më unike "Mama Riri-n" siç fansat kanë nisur ta quajnë.