Social Buzz

Dita Botërore e Kancerit: Çfarë duhet të dini, sot më shumë se kurrë

Shkruar nga Anabel

4 Shkurt 2022

Dita Botërore e Kancerit: Çfarë duhet të dini, sot më

Herët a vonë, në një formë a një tjetër, sëmundja e rëndë e kancerit ndikon tek jetët e të gjithë njerëzve. Prandaj, 2 shkurti njihet ndryshe si Dita Ndërkombëtare kundër Kancerit, për të ndërgjegjësuar njerëzit, parandaluar, zbuluar dhe trajtuar sëmundjen e rëndë në kohë. 

Sipas OBSH-së, kanceri është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve në të gjithë botën. Dita botërore e kancerit ka nisur si fushatë globale që prej vitit 2000. Gjatë kësaj dite, zhvillohen me qindra evente dhe projekte kudo në botë ku individë, komunitete dhe organizata nga spitalet, shkollat, bizneset, etj, etj bëjnë fushata për të përcjellë mesazhe të rëndësishme për ata që vuajnë nga kjo sëmundje.

Për t'i kujtuar se nuk janë të vetëm në këtë luftë si dhe për ta bërë edhe më të qartë se të gjithë ne kemi përgjegjësi në reduktimin e ndikimit që kjo sëmundje ka në botë.

Si mund t'i bashkoheni kësaj nisme?

1. Online

Bashkojuni hashtagut #WeCanIcan duke e shpërndarë në rrjetet tuaja sociale.

2. Merr një moment për të menduar tamam

Kujto se në ç'mënyrë kanceri ka ndikuar në jetën tënde dhe mendo çfarë mund të bësh ti për ta parandaluar apo luftuar ndikimin negativ të tij. Mund të jetë një kontribut i vogël ndaj dikujt që po lufton me të, apo një takim tek mjeku për t'u kontrrolluar. Përveç kësaj, mund t'ja filloni që sot ndryshimit të dietës ushqimore, duke ngrënë gjëra më të shëndetshme.

3. Kujtohu

Kontakto dikë që njeh apo të afërmit e tu që vuajnë apo kanë kaluar një betejë me kancerin.

Fakte që duhet t'i dini për kancerin

Mund të parandalohet.

Një e treta e llojeve më të përhapur të kancerit mund të parandalohen dhe trajtohen.

Eshtë shkaku i dytë më i përhapur për vdekjet në të gjithë botën.

70% e vdekjeve që shkaktohen nga kanceri ndohin në vendet me të ardhura të ulta.

Pse kjo ditë është kaq e rëndësishme?

Duke qenë se një e treta e llojeve të kancerit mund të parandalohet, ka shumë gjëra që një individ apo komunitet mund të bëjë. Secili duhet të marrë kohën e tij për të kuptuar sesi një person i vetëm, një familje apo njerëzit rreth jush mund të bëjnë diferencën dhe të kenë ndikim të madh pozitiv mbi dikë që po përjeton një luftë të tillë. Mbi të gjitha duhet të kujtoni se kanceri jep shenja paralajmëruese. Eshtë shumë e rëndësishme që pavarësisht sa të zënë jeni me jetën e përditshme, të bëni kontrrolle rutinë tek mjeku edhe nëse gjithçka shkon mirë me fizikun tuaj.

Burimi: National Today