Nick Cannon ka kërkuar publikisht ndjesë që njoftoi në lidhje me pritjen e fëmijës së 8. Prezantuesi kërkoi falje për "dhimbjen e madhe ose konfuzionin" që shkaktoi lajmi i shtatzënisë së partneres vetëm pak kohë pas humbjes së vogëlushit Zen, i cili ndërroi jetë vetëm 5 muajsh.
Gjatë Talk Shoë-it të tij të fundit, ai u shpreh:
"Kam dështuar në mbrojtjen dhe respektimin e privatësisë së mamave të të gjithë fëmijëve të mi. Gabova dhe me shumë gjasa e teprova duke dhënë detaje dhe duke ndarë me ju ndjenjat me mia pak ditë më parë. Ndoshta u duk sikur bëra krahasime që para një muaji fola për humbjen e djalit tim Zen dhe tani ju tregova për fëmijën e ri që po pres. Kurrsesi s'do ta bëja këtë sepse janë dy momente të ndara të jetës sime dhe që të dyja kërkojnë respekt."
Cannon, 41-vjeç i martuar më herët për 6 vite me këngëtaren Mariah Carey, shprehur sërish dashurinë e tij për bebushin e ndjerë.
"E dua djalin tim Zen dhe do ta dua gjithmonë. Ashtu siç do të dua fëmijën e ri që po vjen. Unë jam njeri i ndërgjegjshëm dhe do të marr përsipër çdo përgjegjësi që më takon, por ndjej që duhet t'i kërkoj falje të gjithë atyre që janë përfshirë në këtë, për dhimbjen apo konfuzionin që i kam shkaktuar."