Finalja e “Big Brother VIP” ka tashmë një emër të dytë: Për kokë të Zotit është Beniada!
Në një televotim me Monikën, Beniada rezultoi më e votuara nga publiku për t’iu bashkuar Ilirit në finale.
Beniada u bë pjesë e “Big Brother VIP” që prej 5 tetorit dhe është konsideruar gjerësisht si një nga konkurrentet më të forta dhe më të veçanta të reality show-t, e njohur për natyrën e saj të qetë, të çiltër dhe pozitive.
Nga personazhi që hyri në “Big Brother VIP” duke u komentuar për fotot nudo apo për faktin që është mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani e deri te vendimi se e meritonte finalen, rrugëtimi i Beniadës në reality show-n ka qenë i atillë që meriton të thuhet se ajo e fitoi Big Brother-in e saj, pavarësisht se kush shpallet fitues.