Marredhenie

7 këshilla për të mos e lënë egon të shkatërrojë marrëdhëniet tuaja

Shkruar nga Anabel

10 Shkurt 2022

7 këshilla për të mos e lënë egon të

1. Boll u ndjeve i fyer/ofenduar

Sjellja e të tjerëve nuk është arsye që ju të mërziteni. Nëse ju lejoni veten të ofendoheni prej tyre thjesht dobësoni energjinë tuaj. Njerëzit që ofendohen lehtë mund të ndihen në çdo lloj situate të ofenduar. Eshtë egoja që punon për t'ju bindur se bota do të jetë siç ju doni që të jetë. Ky është thjesht budallallëk.

2.Ti s'je reputacioni që ke apo arritjet e tua

Eshtë shumë e rëndësishme të kesh arritje në jetë, është gati thelbësore, por thjesht jini mirënjohës për to. Sa më pak nevojë të keni për t'u ndjerë gjithë kohës të vlerësuar nga arritjet tuaja aq më të lirë do të ndiheni për t'u rritur gjithmonë e më shumë.

3. Duhet të dini kur të ndaloni

Egoja e njeriut nuk kënaqet kurrë. Sado të keni arritur në jetë, egoja do të kërkojë gjithmonë e më shumë. Do ta gjeni veten çdo ditë duke u përpjekur dhe duke kërkuar për një objektiv të ri pa pushuar. Problemi është që s'do të ndiheni kurrë të kënaqur nëse s'dini të ndaloni dhe të vlerësoni. 

4. Mos t'ju duket vetja superior

Të jesh lider i vërtetë, s'është të ndihesh më i mirë se të tjerët. Do të thotë të jesh më i mirë nga ç'ke qenë më parë. Fokusohu tek gjërat e tua, ji mirënjohës dhe ndihmo të tjerët. Empatia do të jetë gjithmonë më e madhe se egoja.

5.Ti s'ke të drejtë gjatë gjithë kohës dhe për gjithçka

E dini që egoja është burimi i çdo konflikti apo mosmarrveshjeje? Ajo do që ti të kesh gjithmonë të drejtë dhe të tjerët të jenë në gabim. Do të çliroheni më shumë nëse do ta lini të shkojë nevojën për të pasur të drejtë gjithë kohës. Lërini njerëzit të fitojnë dhe pranoni që mund të jeni gabim, pasi kjo do t'ju ndihmojë të rriteni.

6. S'është e nevojshme të fitoni çdo herë

Egoja që ke do t'i ndajë njerëzit në fitimtarë dhe dështakë, por kjo s'është e vërtetë. Fitimi është i pamundur të ndodhë gjatë gjithë kohës, ashtu sikurse të gjithë dështojnë diku herët a vonë. Diku atje jashtë është një njeri më i zoti se ty, më i shëndetshëm, më i shpejtë dhe më i pasur. A të bën ty kjo dështak? JO!

7. Mos u përpiqni të kontrolloni gjithçka

Egoja do të ketë çdo gjë nën kontrroll, por duhet t'i kujtoni vetes se mund të shqetësoheni vetëm për gjërat që janë në dorën tuaj. 

Burimi: Open Talk