Gjatë javës, disa personazhe të njohur, miq të banorëve të “Big Brother VIP”, u bënë pjesë e shtëpisë për të darkuar dhe biseduar me konkurrentët. Një bisedë e bërë nga të ftuarit – kryesisht Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi – me Donaldin, duket se ka mërzitur Beatriksën.
Gjatë një bisede në oborr, Ermali u thotë banorëve të pranishëm në oborr – Donaldit, Ilirit dhe Arjolës – se “sezonin e ri do marrin Bora Zemanin si aktore”. Donaldi i përgjigjet duke i thënë, “vetëm duhet ta paguash mirë”. Një pjesë e bisedës:
Ermal Mamaqi: “Ç’ke o vëlla, pse të djeg miza ty?”
Donaldi: “Unë u kujdesa. Thashë [duhet ta paguash mirë].”
Salsano Rrapi: “I djeg miza, sepse ka ngelur akoma brenda kjo gjëja.”
Ermal Mamaqi: “O plak e paguaj, sepse kam sponsora.”
Donaldi: “Jo mo, thjesht thashë ta paguash mirë.”
Në një moment tjetër, pasi Ermali u shpreh se “Bora do jetë çift me Ilirin”. “Ndaji karakteret dhe flasim” përgjigjet duke qeshur Donaldi.
Në programin e sotëm, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se Beatrix nuk është ndjerë mirë nga situata dhe ka vendosur të mos vijë. Donaldi u shpreh se i kuptoi si shaka batutat e Ermalit dhe thjesht i vazhdoi ato. “Aq shumë nuk më intereson, sa nuk më bëri përshtypje. Ishte thjesht batutë pas batute," tha Donaldi.
Pak orë më parë, Mamaqi reagoi në lidhje me komentet brenda shtëpisë dhe kritikat e njerëzve.
View this post on Instagram