Ilir Shaqirit dhe Beniada Nishanit iu bashkua në finale Donald Veshaj.
Në një televotim me Monikën, Einxhelin, Arjolën dhe Monikën, Donaldi rezultoi me i votuari nga publiku.
Në një sondazh të Anabel të pak ditëve më parë, për çiftin finalist, Donaldi është votuar nga pjesa dërrmuese, ndërsa përsa i përket finalistes së katërt, gara duket e fortë mes Einxhelit dhe Monikës. Arjola, referuar sondazhit të Anabel, nuk është fort e favorizuar, por kjo mund të ndryshojë sepse vendimi merret bazuar te televotimi me SMS.
Donaldi u bë pjesë e “Big Brother VIP” që prej 5 tetorit dhe është konsideruar gjerësisht si një nga konkurrentet më të fortë dhe një nga pretendentët për fitore.