Përmes një përgjigjeje për Ermal Mamaqin në Instagram, referuar komentit të Anxhelina Hadërgjonajt, kushërirë e Beatrixës, kjo e fundit duket se është mërzitur më së shumti për reagimin e banorëve të cilët “ajo i konsideronte të afërt”.
Për ta përmbledhur shkurtimisht: I ftuar në “Big Brother VIP”, Ermal Mamaqi pretendon se bëri shaka me Donaldin, duke i thënë se në sezonin e dytë të serialit të tij do të marrë aktore Bora Zemanin dhe do të jetë çift me Ilirit. Në një reagim në Instagram, Mamaqi u shpreh se ishte shaka.
“Triksa unë të kam shumë xhan, të njoh familjarisht dhe më vjen shumë keq që je prekur deri në këtë pikë. Por të garantoj që ishte shaka shoqërore dhe unë ia lejova vetes sepse ne njihemi edhe familjarisht.” – tha ai.
Ju kujtojmë se Beatrix refuzoi të darkonte dje mbrëma me Donaldin dhe banorët e tjerë. Në një koment tashmë të fshirë, Anxhelina shkruan:
“Ermal, sepse siç e the dhe vet jemi miq, ta siguroj që nuk është prekur nga përmendja e personave të tretë (sepse Trixës i janë futur parashuta me të tilla provokime dhe nuk ka reaguar, sepse nuk i intereson)."
Sipas saj, Beatrix nuk ka pritur mirë batutat e Salsano Rapit – i cili u shpreh se në film Donaldi do jetë killeri (vrasësi) dhe gabimisht do vrasë dhe Triksën – si edhe reagimi i banorëve të cilët “ajo i konsideronte të afërt”. Mesa duket bëhet fjalë për Arjolën, e cila po qeshte me Salsanon.
“Por është prekur nga batuta palidhje e zotri Salsanos (për vrasje e therje) dhe të qeshurat histerike të banorëve që ajo i konsideronte shumë të afërt.
Ti e fillove, po u përkeqësua nga të tjerët që qeshin akoma me humor të ’95-ës. Kaq! Trixa ka të drejtën e të gjithë botës të mërzitet e të marrë çfarë vendimi të dojë sepse boll ka toleruar.” – përfundon Anxhelina.