Mëngjesin e sotëm, Arbana Osmani publikoi profilin e një ndjekëseje e cila kishte përdorur gjuhë urrejtjeje kundrejt saj dhe familjes.
Në Instastory-n tashmë të fshirë, moderatorja e BBV shkruan se zonja në fjalë e cila ishte vënë nënë fëmijësh, mallkon në mënyrë të pakuptimtë dhe të pajustifikueshme fëmijët e saj.
Thënë këtë, Arbana ngriti një shqetësim në lidhje me gjithë vrerin dhe gjuhën e pashembullt të urrejtjes që njerëzit online përdorin edhe kur bëhet fjalë për një reality shoë argëtues siç është Big Brother.
"Gjuha e urrejtjes online jo vetëm nuk duhet toleruar, ajo duhet raportuar dhe ndaluar. Në një vend të vogël si ky i yni, ku problemet më të vogla janë ngjarjet në një reality show bullizimi online është një plagë e kësaj shoqërie, tolerimin ndaj të cilit sot e vuajmë ne, që ndoshta na është bërë lëkura shollë e s'na bën më përshtypje, por nesër ndikimi mbi fëmijët tanë mund të jetë i parikuperueshëm. Raportoni çdo njeri që flet dhe komenton me gjuhën e urrejtjes, bëjeni për vete dhe fëmijët tuaj."- shkruan Osmani.
Më tej ajo sqaron se postimin zgjodhi ta fshinte për arsyen e vetme se fëmijët e saj nuk kanë asnjë faj në gjithë këtë.
Nuk është hera e parë që banorët, moderatorët, opinionistët apo të gjithë palët e përfshira në një format të tillë të përballen me komente negative dhe gjuhë të pashpjegueshme urrejtjeje.