Celebrity

Rihanna flet për ndjesitë e para pas lajmit dhe tregon si miqtë e zbuluan që ishte shtatzënë

Shkruar nga Anabel

14 Shkurt 2022

Rihanna flet për ndjesitë e para pas lajmit dhe tregon si miqtë e

Kanë kaluar vetëm dy javë nga konfirmimi i lajmit të shtatzënisë dhe çdo sekondë që kalon, bota do të mësojë më shumë rreth Rihanna-s dhe gjithçkaje që lidhet me bebushin. Pas një interviste të fundit, rezultoi se miqtë e ngushtë të Riri-t dhe partnerit të saj ishin të parët që e zbuluan vetë përmes detajeve.

Rihanna flet për ndjesitë e para pas lajmit dhe tregon si miqtë e

"Ishte shumë e vështirë ta mbaja të fshehtë ndaj tyre sepse i kisha gjithë kohës përreth. Ata i njohin zakonet e mia. Gjithë kohës më thoshin: 'Çfarë s'do të pish asgjë?! Pse nuk je duke tymosur?'"

Nuk ishte fare e nevojshme që miqtë e ngushtë të Rihanna-s ta dëgjonin nga goja e saj se është në pritje të ëmbël, por sidoqoftë as ata si e gjithë bota nuk i shpëtuan shokimit.

"Ata e dinë që unë i urrej ëmbëlsirat dhe krejt papritur fillova të kërkoj për biskota dhe petulla. Prandaj m'u desh t'ja tregoja me zë të lartë dhe sigurisht u shokuan njësoj si e gjithë bota."

Përveç këtij episodi, ylli i pop-it gjatë intervistës zbuloi sesi u ndje vetë pasi mësoi se do të bëhej nënë për herë të parë.

Rihanna flet për ndjesitë e para pas lajmit dhe tregon si miqtë e

"Në fillim s'më dukej si e vërtetë. S'e besoja dot. Pastaj, është ajo ndjesia që ti nuk do të emocionohesh dhe të rrëmbëhesh shumë shpejt sepse është lajm fantastik, por do të presësh që gjërat të shkojnë mirë përgjatë rrugës. Jam më shumë se e lumtur që arritëm deri këtu dhe tani mund ta ndaj dhe ta festoj gëzimin tim me të gjithë."- përfundoi ajo.

Përveç fotove dhe stilit unik dhe aq frymëzues të shtatzënisë, çifti ka zgjedhur që gjininë e bebushit dhe muajin e ardhjes së tij ta mbajë ende sekret.