Gjatë spektaklit të së premtes në Big Brother Vip, teksa diskutonin mbi darkën me disa prej emrave më të famshëm të ekranit, Einxhel u shpreh se batuta e Agron Llakajt e mërziti dhe se u ndje e ofenduar prej tij.
Cila ishte ajo?
Në bisedë e sipër, aktori i humorit tha se "nëse do të fitonte çmimin e madh do të hapte një fondacion. I pyetur se ç'lloj fondacioni, Llakaj u përgjigj: "Një fondacion për fondacionet!"
Ndonëse e gjitha ishte në kuadër shakaje, Einxhel u ndje e fyer pasi ideja që të hapte një fondacion ishte fillimisht e saj. I ftuar në "Shqipëria Live" mesditën e sotme, Agron Llakaj u ndal tek batuta e tij brenda shtëpisë së famshme.
“Agroni nuk thumbon, unë jam natyrë e drejtpërdrejtë. Aty hyra brenda një karakteri argëtues, për ata njerëz që janë aq të mbyllur aty brenda. Mund të kisha thënë para Donald, je më i forti, por thashë fitoftë më i miri”.- u shpreh Llakaj, duke shtuar se i vetmi që u ndje keq ishte ai.
"Unë s'jam as në moshën e Einxhelit, as Donaldit. Mendoj se është ai momenti kur të flet gjuha para mendjes”.- përfundoi aktori që pavarësisht mbështetjes për Donaldin, fitorja është e merituar për gjithë finalistët.