Celebrity

Thellohet drama Kanye-Kim: Nga akuzat kundrejt Pete tek makina me trëndafila për Kim

Shkruar nga Anabel

15 Shkurt 2022

Thellohet drama Kanye-Kim: Nga akuzat kundrejt Pete tek makina me

Një Zot e di çfarë po ndodh me Kanye West, por fare i qartë është qëllimi i tij: Të kthehet sërish me Kim Kardashian! Përmes një postimi në Instagram të publikuar dje, Ye, tregoi një mini-kamion të mbushur me trëndafila të kuq që shkonin për ish-gruan, pavarësisht se janë të ndarë thuajse prej 1 viti. 

"Vizioni im është kristal i qartë!"- shkruan reperi i cili së fundmi s'po përpiqet fare t'i mbajë private gjërat private.

Thellohet drama Kanye-Kim: Nga akuzat kundrejt Pete tek makina me

Postimi qartazi i dedikohej Kim-it, duke qenë se emri i bërë Tag ishte i saj. Kjo e fundit nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me dhuratën, por çfarë dihet zyrtarisht është se Kanye dhe Julia Fox i dhanë fund romancës.

"Julia dhe Kanye do të qëndrojnë miq dhe bashkëpunëtorë të mirë, por s'janë më bashkë. Ai qartazi do të kthehet me Kim-in."

Thellohet drama Kanye-Kim: Nga akuzat kundrejt Pete tek makina me

Nga ana tjetër, reperi i ka shpallur "luftë" publikisht Pete Davidson, për të cilin nuk i kursen akuzat dhe kërcënimet. 

Së fundmi, West është shprehur se "familja e tij u shkatërrua prej tij" dhe ka publikuar një mesazh privat të Pete, i cili paqësisht pretendonte të ruante një marrëdhënie korrekte me të dyja palët, përfshi këtu edhe fëmijët e ish-çiftit.

"Ti kurrë s'ke për t'i takuar fëmijët e mi."- shkruan Kanye, i cili mendon se komediani është me Kim vetëm sepse Kanye e lejoi të ndodhte kështu.

Thellohet drama Kanye-Kim: Nga akuzat kundrejt Pete tek makina me

"E dua familjen time dhe e di që do të kthehem me të. Ne kemi një marrëdhënie publike duke qenë se jemi njerëz të famshëm. Media ndonjëherë më quan të çmendur, por kështu është kur je i dashuruar, je i çmendur pas diçkaje. Unë jam i çmendur pas familjes sime."- shton Kanye, i sigurtë në vendimin e tij për t'u kthyer sërish me Kim.

Thellohet drama Kanye-Kim: Nga akuzat kundrejt Pete tek makina me

Kjo e fundit, duket që s'është fare në një linjë me ish-bashkëshortin, të cilit thjesht i kërkon ta marrë shtruar për të bashkë-prindëruar në mënyrë të shëndetshme.

Burimi: E!Neës, BuzzFeed