$NOB

Detajet dhe kuptimet e seteve: Skenografja e $NOB flet për serialin

Shkruar nga Anabel

16 Shkurt 2022

Detajet dhe kuptimet e seteve: Skenografja e $NOB flet për serialin

Skenografia në një serial është aq e rëndësishme dhe e bukur si fushë, po aq edhe komplekse. “E ka të nevojshme që të bëjë bashkë mendjen e disa njerëzve, sidomos të regjisorit, vizionin e skenaristit, pasi skenografia është pak më e vështirë për t’u përshkruar në skenar, nevojën e drejtorit të fotografisë, dëshirat e skenografes dhe sigurisht të gjitha këto duhet të përputhen në mundësitë e produksionit,” tregoi për Anabel skenografja e $NOB, Desantila Lika.

Detajet dhe kuptimet e seteve: Skenografja e $NOB flet për serialin

Desantila theksoi se në pjesën më të madhe të rasteve ka patur fatur të ndërtojë sete nga fillimi ose të gjejë lokacione që i përshtaten skenarit. A ka ajo një set të preferuar?

“Janë disa sete që unë preferoj më shumë, sepse i kemi filluar nga zero. Kemi marrë një ambient bosh, të cilin e kemi ndërtuar nga fillimi, siç është shtëpia e Xhesikës, shtëpia e Francit etj. Nga të gjitha dekoret, shtëpinë e Francit e pëlqej më shumë. Ka qenë krejtësisht bosh dhe kemi bërë një ndërthurje mes modernes dhe pak tradicionales. Është pak e zhurmshme, siç është vetë Franci.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_tvseries)

“Çdo department ndërton në kokë se si do e përkthejë vizualisht personazhin. Dhoma e tij është shumë minimaliste ku mbizotëron ngjyra gri, por njëkoësisht është edhe shumë erotike. Tek shtëpia e Xhesikës jemi munduar që të përshtatim ngjyrat me kostumet, me personazhin, me karakterin,” shtoi Lika, e cila ka një përvojë të gjatë në këtë fushë, ku përmendim këtu prodhime si #Love #Likes #Tirana, “Shtatë Ditë”, ”Castle Freak” etj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_tvseries)

Përpos seteve të ndërtuar nga fillimi, edhe lokacionet ku është punuar me dekorin janë përshtatur.

“Për shembull shtëpia e Tesës,” tha skenogragia. “Jo rastësisht kemi zgjedhur një shtëpi të vogël, jo rastësisht kemi përzgjedhur vendin e punës, atelien, të vogël. Tregon pak ngushticën e këtij personazhi që do të dalë. Ka shumë sete që mua më pëlqejnë dhe sigurisht që ka shumë gjëra që do doja të bëja dhe më shumë, por në të vërtetë mendoj që kemi bërë një punë shumë të mirë.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_tvseries)

A ka pasur një set më të vështirë se të tjerët?

“Nuk mund të them që kemi patur vështirësi në set, sikundër nuk mund të them që një set ka qenë më i vështirë se një tjetër. Di të them që çdo lokacion është kthyer në njëset. Çdo lokacion është menduar për të personalizuar sa më shumë skenarin dhe nevojat vizuale të miat dhe të regjisorit. Mendoj që është bërë një punë shumë e mirë. Arti është i pafund, skenografia është e pafundme, sidomos kur xhirimet dhe seritë janë kaq të gjata, pasi duhet theksuar që janë 10 filma bashkë.”

Desantila përmendi vazhdimisht bashkëpunimin me regjisorin, ndaj natyrshëm e pyetëm për raportin me regjisorin e $NOB, Redi Trenin, dhe a ka pasur një pikë ku nuk kanë rënë dakord me njëri-tjetrin.

“Bashkëpunimi me Redin ka qenë shumë i suksesshëm. Xhirimet kanë qenë të shumta dhe të gjata. Sigurisht që kemi patur momente që donim të bënim akoma më shumë, por kemi patur edhe momente shumë të mira që jemi kënaqur me atë që kemi bërë. Redi është shumë bashkëpunes dhe ka një vizion avant-garde. Ai është shumë i hapur ndaj propozimeve. Pra, të lë të punosh, por ama të le të punosh mirë. Mendoj që $NOB-i i ka patur të gjithë elementët vizualë shumë të mirë. Përveç profesionalizmit, ka patur dhe shumë dashuri në këtë projekt.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_tvseries)

Sezoni i parë për serialin, bashkë-prodhim i Anabel Entertainment dhe Nilor Film, u transmetua në Top Channel. Në $NOB.al mund t'i shihni të gjitha seritë me titra shqip dhe anglisht, pa asnjë ndërprerje publicitare.