Sot

6-vjeçarja e zhdukur prej dy vitesh u gjet gjallë në një dhomë të fshehur poshtë shkallëve

Shkruar nga Anabel

17 Shkurt 2022

6-vjeçarja e zhdukur prej dy vitesh u gjet gjallë në një

Dy vjet pasi u zhduk, një vajzë gjashtë vjeçare është gjetur gjallë dhe me shëndet të mirë në një dhomë të improvizuar nën shkallët e një shtëpie në New York, sipas policisë që dyshonte se ajo ishte rrëmbyer nga prindërit biologjikë, të cilët nuk e kishin në kujdestari.

Policët e gjetën vajzën, Paislee Shultis, të hënën në një shtëpi në Saugerties, dy vjet pasi ajo u zhduk nga Spencer, New York, rreth 290 km në perëndim, tha deklaratë departamenti i policisë Saugerties.

Policia besonte se prindërit e saj biologjikë, Kimberly Cooper, 33 vjeçe, dhe Kirk Shultis Jr, 32 vjeç, e kishin rrëmbyer. Çifti nuk kishte kujdestarinë e vajzës, tha policia.

6-vjeçarja e zhdukur prej dy vitesh u gjet gjallë në një
Kirk Shultis Jr dhe Kimberly Cooper

Të hënën, autoritetet hetimore morën një informacion për vendndodhjen e vajzës dhe miratuan urdhrin e kërkimit. Ata shkuan në shtëpinë e gjyshit të vajzës ku kërkuan për rreth një orë përpara se të gjenin fëmijën të fshehur në një dhomë të improvizuar, poshtë shkallëve që të çonte në bodrum.

Pas heqjes së dërrasave të shkallëve, vajza dhe nëna e saj Kimberly u gjetën të fshehura në një dhomë të errët dhe të lagësht. 6-vjeçarja u dërgua në selinë e policisë, ku mjekët e ekzaminuan dhe u shprehën se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe u dërgua te kujdestari i saj ligjor.

Policia arrestoi prindërit dhe gjyshin e vajzës, Kirk Shultis, 57 vjeç. Ata përballen me akuzat për ndërhyrje në kujdestari dhe rrezikim të mirëqenies së një fëmije. Policia tha se e intervistoi të atin disa herë që kur vajza u zhduk. Ai pohoi se nuk kishte njohuri për vendndodhjen e saj dhe u tha oficerëve se nuk e kishte parë fëmijën.

Burimi: Guardian