Emri i fituesit të Big Brother Vip, padyshim që nuk i ka gëzuar të gjithë! Përveç fansave të Donaldit, në listën e të pakënaqurve me fitoren e Iliri Shaqirit ishte dhe Flaka Krelani.
Në Instagramin e saj, këngëtarja bëri një sërë postimesh që ironizonin dukshëm fitoren e Ilirit pa qenë nevoja për të përmendur emra.
"M'u kujtua kënga "Kthema Borxhin". Rastësisht e mendova ta bëj një cover meqë jemi UNPLUGGED - LIVE."- shkruan Flaka në përshkrimin e videos ku shfaqet brenda një makine.
Vieë this post on Instagram
Jo vetëm që s'e la me aq, por ripostoi të gjithë ironitë që i bën tag në rrjet, përfshi këtu edhe postimin e Olti Currit ku shkruhej: "Nuk ka rëndësi kush voton, rëndësi ka kush numëron votat."
"Si i thuhet shqip "Kthema borxhin""- shkruhej në një tjetër dhe qartazi Flaka Krelani e mendoi si "kthim borxhi" fitoren e Ilirit në Big Brother.
Ata që e kanë kujtesën e shkurtër me të drejtë do thonë: Ç'lidhje ka Flaka në këtë mes?!
Flaka Krelani dhe Lori Hoxha në 2014-ën ishin ballë për ballë njëra-tjetrës në finalen e "Dancing With the Stars", ku konkuronin për çmimin e madh. Vendimin për fituesen, përveç votave të publikut e merrte balerini Ilir Shaqiri.
Ky i fundit, zgjodhi Lorin si fituesen e atij edicioni, pavarësisht aftësive që të dyja treguan në kërcim. Thënë këtë, fitorja e Iliri Shaqirit është parë nga këngëtarja si "kthim borxhi" nga ana e Lori Hoxhës, të cilën ai e shpalli fituese në një tjetër format.
Nga ana tjetër, kujtojmë se edhe fitorja e saj në Dancing With the Stars u shoqërua me jo pak komente. Gjatë një interviste të dhënë për Energy Radio disa vite më parë, në lidhje me eksperiencën në DWS ajo u shpreh:
"Unë jam shumë perfeksioniste dhe unë aty doja të dilja sa më mirë dhe e shihja që në disa momente ata nuk donin që unë të dilja mirë. Këto janë pak teori konspirative të miat, por që kishte një lloj “brryli” aty. Acarohesha aq shumë se doja ta fitoja me ngulm atë show. Flaka ka pasur pafund prioritete. Ka kërcyer 4 Paso Doble dhe unë kam pasur 4 Paso Doble që nuk nuk i kërceja mirë se unë isha për Valse, ndërsa ajo ishte për Paso Doble."
Përveç kësaj, Lori pohoi publikisht duke thënë se shtëpinë e premtuar si çmimi i madh nuk e mori kurrë.