Fansat e “Friends” mund ta dinë se Jennifer Aniston hante të njëjtën sallatë gjatë xhirimeve, për dhjetë vjet, çdo ditë e çdo ditë: Të njëjtat barishte, perime dhe drithëra.
Pavarësisht se “Friends” përfundoi gati 18 vjet më parë, fansat e saj e kanë dashur prej kohësh recetën për sallatën e mbushur me proteina.
Receta për të ashtuquajturën "Sallata Jennifer Aniston" është përshtatur herë pas here gjatë viteve. Tani ajo po bën xhiron e rrjetit përsëri nëpër platformat e rrjete sociale, duke përfshirë Instagramin dhe TikTokun – sepse një sallatë kaq e famshme duhet të provohet nga të gjithë.
Për shkak se receta origjinale është zhdukur, është e vështirë të konfirmohet prejardhja e recetës aktuale që është bërë virale. Sidoqoftë, duket e shijshme!
Sallata Jennifer Aniston
- 3.5 filxhanë grurë bulgur të gatuar
- 2-3 kastraveca të vegjël të copëtuar
- ½ filxhan majdanoz të grirë
- ½ filxhan nenexhik të copëtuar
- pak qepë të kuqe të copëtuar
- ½ filxhan fëstëkë të copëtuar
- 1 filxhan çaji me qiqra, të kulluara dhe të shpëlara
- lëngu i 1 limoni
- ¼ filxhan me vaj ulliri ekstra të virgjër
- kripë dhe piper
- ½ filxhan me djathë