TV Mania

Përplasja mes opinionistëve të 'Love Story': Deklaratat e Robert Aliajt nervozojnë rrjetin

Shkruar nga Anabel

22 Shkurt 2022

Përplasja mes opinionistëve të 'Love Story': Deklaratat

Spektakli i djeshëm i "Love Story" precipitoi në debate të ashpra mes opinionistëve, pas përballjes së Xhensila Peres me Robert Aliajn. 

Opinionistja e Talk Love Story i kërkoi publikisht sqarim Robertit në lidhje me një Story të publikur prej tij ku përdorte fjalë dhe krahasime që e kanë bërë të ndihet e fyer.

"Opinioniste aty duhet të ishte një zonjë e suksesshme në jetën e saj familjare dhe profesionale, askush nuk e ka të drejtën morale të japë leksione suksesi aty ku ata vetë janë të dështuar"- shkruan Aliaj, ku mes të tjerash i thotë asaj se "po plaket beqare" dhe "pa zanat".

Pas replikave mes tij dhe Peres, debati degradoi kur në konflikt u përfshi një prej opinionisteve të tjera, Jerina Lalaj, ndaj të cilës Roberti bëri deklarata që as në skenë dhe as më vonë në rrjet nuk u pritën mirë. 

Pjesë nga biseda:

Robert Aliaj: Provincialët unë i kam neveri dhe ata që vijnë këtu dhe bëjnë këtu moralitet si kjo (drejtuar Jerinës), që bën këtu gjithë kohës moralitet dhe thotë gjëra pa sens, ia kam thënë dhe herë tjetër, as po, as jo, as mish, as peshk se s’do ta prishë me njeri fare, kjo gjë më pengon shumë.

Jerina Lalaj: Më imoralitet se të vijë babai me djalin në të njëjtin emision, më fal, por nuk ka!

Robert Aliaj: Unë e quaj imoralitet ty që jep mend këtu ndërkohë që thua bashkëjetoj me maçokun tim.Ti je krejtësisht personazh i dështuar dhe më bën mua moral.

Jerina Lalaj: Unë e dështuar do isha po të jetoja me një personazh si ty. Zoti na ruajt.

Robert Aliaj: Jeto me maçokun ti.

Jerina Lalaj: Patjetër, jetoj me kë të dua.

Konflikti përfundoi me ikjen e Robertit nga skena.

Pasi debati kaloi në nivel personal ku u cënuan familja apo gjykuan zgjedhjet personale të secilit, interneti zgjodhi të mbajë një qëndrim. 

Përplasja mes opinionistëve të 'Love Story': Deklaratat

"Dua të jem e dështuar si Jeri"- shkruan ndër të tjera Julka Gramo, e cila është gjithashtu një prej mikeshave më të mira të opinionistes. 

Përplasja mes opinionistëve të 'Love Story': Deklaratat

Nga ana tjetër, edhe Rudina Dembacaj ka dalë hapur kundër deklaratës së Robertit në lidhje me shprehjen "jeto me maçokun", duke e quajtur paragjykim që s'pritet të bëhet nga një figurë si e tij.

Përplasja mes opinionistëve të 'Love Story': Deklaratat

Përplasja mes opinionistëve të 'Love Story': Deklaratat

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lisa Kujofsa (@lisakujofsa)